• |
ide | kryesore

Erdogan shton presionin mbi Thaçin dhe Vuçiçin për Jeruzalemin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan po e shton presionin mbi liderët e dy vendeve pasi Kosova dhe Serbia u anhazhuan në Uashingtin të zhvendosin ambasadat në Jeruzalem. Ai zhvilloi biseda të ndara telefonike me homologët e tij nga Kosova dhe Serbia, njoftoi sot Drejtoria e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan diskutoi zhvillimet rajonale dhe hapat për të forcuar marrëdhëniet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi; dhe Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksohet në njoftim ku nuk përmendet shqetësimi real i presidentit turk.
Por ajo që nuk thuhet direkt kuptohet nga interpretimi që agjensia shtetërore turke i bën shqetësimit të Erdoganit takimit në shtëpinë e bardhe.

“Javën e kaluar, presidentët e Kosovës dhe Serbisë u takuan në një dialog dy-ditor të ndërmjetësuar nga SHBA ku Serbia ra dakord të zhvendoste ambasadën e saj në kryeqytetin që vetëm administrata amerikane e njeh si të tillë. Kosova dhe Izraeli ranë dakord të normalizojnë marrëdhëniet dhe të vendosin lidhje diplomatike”.



4 Comments

  1. BE ka vite qe tallet me Kosoven, ndersa SHBA talli bythen si me Kosoven dhe me Serbine. E gjitha ishte nje show ne funksion te Trampit personalisht dhe te Izraelit. Kosova ka vajtur shume poshte me rrezimin e pabese se qeverise te Albin Kurtit. Paten frike se ai do u nxirrte te palarat e korrupsionit gjithe klases politike atje prandaj dhe aktoret kryesor vrapuan ta rrezojne dhe te firmosin nje marveshje qorrazi ne letren e bardh boshe.

  2. Leri mor njeri te tallin menderin me popolot e tyre te lashtesise pa histori e le te mbyten me keq se jan mbyt.Le qe ne nuk mbytemi dot se kemi skenderbeun nr 2..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *