• |
ide | kryesore

Fenerbahce pranon transferimin e Muriqit: tek Lazio për çështje ditësh

-Instant, F1, Sport



Pas një interesimi të gjatë e sondazhes për të bërë lojtarin për vete, Lazio është shumë pranë firmës me Vedat Muriqin. Lajmin për operacionin e mbylljes e negociatës e ka konfirmuar vetë Fenerbahçe, duke shprehur bindjen për akordin. “Kanë nisur tratativat me S.S. Lazion për shitjen e lojtarit tonë Vedat Muriqi”, lexohet në komunikatën e klubit turk në profilin Tëitter. Për të kompletuar transferimin, në këtë pikë mungojnë vetëm detajet e fundit, pastaj Tare mund të njoftojë finalizimin e blerjes së sulmuesit kosovar.

Pasi ka veshur fanellat e Giresunspor, Gençkerbirligi e Caykur Rizespor e Fenerbahçe në Turqi, Muriqi është gati të bëjë kapërcimin e madh në Serie A me Lazion. I ndjekur gjatë nga klubi i Lotitos, lojtari në sezonin e fundit ka shënuar 17 gola në 36 ndeshje mes kampionatit e Kupës së Turqisë. Shifra të rëndësishme, që kanë bindur bardhekaltrit të besojnë tek ai për të formuar dyshen me Immobile. Tratativa duket se është në aktin e fundit. Pas njoftimit zyrtar të klubit turk, pronar të kartonit të sulmuesit, në ditët e ardhshme duhet të kompletohen edhe hapat e fundit për transferimin në Romë. Pastaj Lazio mund të ketë sulmuesin e saj të ri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *