• |
ide | kryesore

FOTO/ Kur ‘i çmenduri’ nuk është Bielsa: fytyra e trajnerit në kofshën e tifozit të Leeds

-Instant, Sport



‘I cmenduri’ Bielsa gjeneron çmendurira. E një tifoz i Leeds ka realizuar të pabesueshmen. Simon Taylor, në fakt, ka bërë një tatuazh të madh me fytyrën e Marcelo Bielsa në kofshën e djathtë, me dedikimin: “Vamos Leeds carajo”, shkruar mbi fytyrën e trajnerit, ndërsa poshtë “El Loco”.

Leeds, ndërkohë, është një hap nga debutimi në Premier League, pas 17 vjet mungesë. Debutimi do të jetë të shtunën në fushën e Liverpool të Jürgen Klopp.

Pavarësisht Bielsa nuk e ka konfirmuar ende rinovimin me skuadrën angleze, tekniku nga Rosario ishte në pankinë në miqësoren e fundit e kjo është gati një e dhënë e sigurtë se do të jetë në start për ndeshjen në Anfield Road. Cfarë do të bëjë tifozi me tatuazh nëse ëndërra për të fituar sërisht titullin bëhet realitet me Marcelon në pankinë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *