• |
ide | kryesore

Ftesë për tu kthyer në PD/ Majlinda Bregu tregon ç’ka ndodhur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministrja e qeverive të Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, tashmë në rolin e koordinatores së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal ka folur në një intervistë për Deutsche Welle për atë që po ndodh në selinë blu.

E pyetur nëse kishte marrë një ftesë nga opozita për të qenë pjesë e skuadrës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bregu është përgjigjur se nuk pret ftesë nga askush, pasi është anëtare e PD-së dhe pjesë e familjes demokrate.

“Jo, nuk kam ndonjë ftesë direkte dhe nuk kam se për çfarë të ftohem, se unë jam anëtare e Partisë Demokratike dhe nuk besoj se duhet që të të ftojë kush për të qenë pjesë e familjes.

E kam vendosur prej vitesh, nuk pres që të më thotë njeri për të qenë në Partinë Demokratike. Por, shpresoj shumë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jenë zgjedhje, të cilat realisht të kenë mundësi të përmbushin gjithë standardet. Kaq për sot” – tha Bregu. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Behu gati per ke partia e Lymit (llumit) se zhozin e ftoi dhe do ta beje nenkryekare, se beheni dy me mire akoma, nje prerje jeni bashke ne sorollopin tuaj. 100 karat familje komuniste ke qene dhe mbetesh, nuk e dime kush hyri garant per ty, por saliut i ka qa shpirti se te kishte te dores se vet. Kaq per sot

  2. Të bësh debat me kreun e LSI-së për korrupsionin, është si të bësh debat me një pronare të një shtëpie publike për virgjërinë. Në vetvete, përfshirja në një debat të tillë, është një korrupsion po aq i madh sa historia e partisë së saj.

  3. DO ZOTI KETO TE VJETRIT QE PO THERRITEN PRAP NE PD NUK I KAN GRIS ATO PARDESYTE E BARDHA QE JA PATI VESH RRAMIZ ALIA NE VITIN 90.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *