• |
ide | kryesore

Gjesti i madh i Lineker: hap vilën e tij 4 milionë stërlina për një refugjat

-Instant, Sport



Nuk e ka mësuar akoma, por pas pak javësh jeta e një refugjati do të ndryshojë radikalisht. Ish-futbollisti anglez Gary Lineker, 59 vjec, po mirëpret një prej prsonave që ka kërkuar azil përmes entit të bamirësisë ‘Refugees at Home’ e do ta bëjë në vilën e tij në Surrey, me një vlerë 4 milionë stërlina. ”Kam patur shumë kontakte me refugjatët në vitet e fundit. Kam takuar shumë të rinj refugjatë përmesa skemave të futbollit e janë djem vërtetë të adhurueshëm që cmojnë cdo ndihmë që mund të marrin. Jam i sigurtë se do të shkojë mirë. Fëmijët e mi janë rritur e kam shumë hapësirë, kështu nëse mund të ndihmoj ndonjë, edhe përkohësisht, jam i lumtur ta bëj“, shpjegoi Lineker për Mirror.

Lineker është regjistruar si person i disponueshëm për të mirëpritur refugjatë 4 javë më parë e ka saktësuar se do të mirëpresë një prej tyre në shtëpinë e tij: “Jam mësuar me të rinj në shtëpinë time, kam katër djem rreth të 20-ave e besomëni jam i sigurtë se do të sillen më mirë se unë” bëri shaka ish-futbollisti anglez që ka luajtur me skuadra si Leicester City, Everton, Barcellona, Tottenham e Nagoya Grampus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *