• |
ide | kryesore

Kryeministrja finlandeze vetëkarantinohet pas alarmit të aplikacionit për COVID-19

-Instant, Planet



Kryeministrja finlandeze Sanna Marin do të punojë nga shtëpia e saj, duke filluar nga kjo e enjte, si një masë paraprake e marrë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit. Në një deklaratë të nxjerrë nga zyra e qeverisë, thuhet se kryeministrja ndihet mirë dhe nuk ka shfaqur ndonjë simptomë.

“Vendimi për t’u vetëkarantinuar erdhi pasi një aplikacion i ri paralajmërues, i krijuar nga Instituti finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie, e paralajmëroi kryeministren finlandeze për një ekspozim të mundshëm ndaj virusit” sqarohet më tej në njoftimin e lëshuar.

Aplikacioni, i nisur një javë më parë, u shkarkua mbi 1 milion herë që ditën që u lëshua në treg. Një person që ka rezultuar pozitiv për virusin mund të përdorë aplikacionin për ta ndarë këtë informacion në mënyrë anonime me të tjerët, që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të, duke ndihmuar në ndalimin e zinxhirëve të infeksionit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *