• |
ide | kryesore

“Marrëzia” e të gjitha gënjeshtrave të Ramës me kazinotë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Lajmi i beftë i rihapjes së kazinove, i cili u botua në fletoren zyrtare dy vjet pasi Edi Rama kishte vendosur t’i mbyllte ato, nuk mbante në fund nënshkrimin e kryeministrit. Ashtu si shumë nga mëkatet e tjera, duke përmendur më të spikaturin ligjin special për shembjen e teatrit, Rama i ka deleguar dikujt tjetër, (në këtë rast Erion Braçes) siglimin e vendimit të këshillit të ministrave.

Bashkë me ligjin e rihapjes së kazinove, aty ishte botuar edhe një hartë e rrugëve se ku ato do të lejohen në Tiranë. Pra propaganda e vjeshtës së vitit 2018 se kryerilindasi do t’i shpëtonte gratë dhe fëmijët e kumarxhinjve nga ky ves, se ai do ta fshinte me rrënjë këtë biznes që shkatërron familjen dhe pas të cilit fshihen interesa kriminale, ra edhe njëherë përtokë. Njësoj si me hashashin që e shkuli nga Lazarati për ta përhapur në gjithë Shqipërinë, njësoj si me moratoriumin për ndalimin e ndërtimeve, sa ta merrte gjithë sistemin nën kontroll për të bërë më pas shllafarinë, njësoj si me importin e plehrave që fillimisht e ndaloi dhe më pas tentoi ta riaktivizojë, Rama po sillet edhe me lojrat e fatit.

harta

Historia e tij me këtë “biznes kriminal”  që Lapsi.al e ka ndjekur hap pas hapi, është sa e ndërlikuar po aq edhe qesharake.

Në fillimet e qeverisë së tij, në vjeshtën e 2013-ës, Edi Rama, së bashku me krahun e tij të djathtë, Saimir Tahirin, nisën një operacion të bujshëm të titulluar “Fundi i marrëzisë”. U mobilizuan mbi 6 mijë policë, u rrethuan pikat e basteve me shirita ku shkruhej “skenë krimi” dhe kryerilindasi shpalli devizën: “ka ardhur dita t’i japim fund këtij fenomeni”. Edi Rama atëhere nuk e fshihte triumfalizmin. Ai i paralajmëroi pronarët e lojrave të riskut që të bëheshin gati ta linin këtë punë se nuk mund të bënin para gjithë jetën me një biznes, i cili po shkatërronte familjet dhe po ndikonte në ekuilibrin psiqik të njerëzve.

Strategjia përbënte një fabul të mrekullueshme: Dërgimin e kazinove drejt hoteleve me 5 yje që do të lulëzonin në erën e re të zhvillimit ekonomik dhe zhdukjen e tyre nga qendrat e qyteteve. “Ne nuk mund të pranojmë një ves të neveritshëm që po shkatërron familjet dhe psikikën e qytetarëve”, thoshte atëherë me ton prej rilindasi, Rama. Për ta realizuar këtë objektiv, pas show-t të shtatorit 2013, ai vendosi një datë: shqiptarët do t’u thoshin lamtumirë kazinove, pikave të basteve dhe makinave elektronike, në dhjetor 2016.

Por kur u afrua ky afat, pushteti i parasë bëri të vetën. Me argumentin kryesor se taksat e kumarit mbanin buxhetin e shtetit, një grup deputetësh rilindas imponuan shtyrjen edhe me dy vjet të afatit të qëndrimit të pikave të basteve në qendrat e qyteteve.

Skandali/ Kush janë deputetët që po lobojnë pro kazinove? (video)

Po t’i lexosh edhe sot arsyet që ata rendisin në relacionin dërguar kuvendit, dhe që më pas e votuan, ato qenë qesharake. Ata u qanin hallin pronarëve të kazinove që kishin nënshkruar kontrata marrjesh me qira më të gjata sesa dhjetori 2016. Ata pretendonin se Shqipëria ka dështuar të ndërtojë resorte turistike me 5 yje, kështu që lojrat e fatit nuk kishin se ku të zhvendoseshin. Ata paralajmëronin mbylljen e 1800 vendeve të punës dhe zhdukjen nga buxheti i shtetit të 125 milionë eurove në vit që derdhin këto kompani.

Argumentat ishin të gjithë absurdë.

Pse vallë nuk e dinte Rilindja tre vitë më parë se Shqipëria nuk do të shndërrohej kaq shpejt në një parajsë resortesh me 5 yje? Pse vallë nuk e dinin ekonomistët e saj se sa njerëz punësonin këto biznese dhe sesa të ardhura derdhin ato në buxhet? Pra, asnjë nga arsyet që e bënë Ramën të shpallte në tetorin e 2013 “fundin e marrëzisë” nuk kishte ndryshuar.Thjesht në mes ishte futur para e madhe që e bëri kryeministrin të ndryshonte mendje.

Rama e hengri turpin me bukë dhe e votoi shtyrjen e afatit. Kur u pyet në disa konferenca shtypi me radhë ai deklaroi një proçkë të madhe që nuk e besoi askush: Se ai vazhdonte të qe kundër favorizimit të lojrave të fatit, por se ishte minorancë brenda partisë së tij dhe grupit parlamentar.

“Unë mbetem për zhdukjen e bixhozit, por në këtë pikë jam minorancë në PS”, u justifikua ai. Më pasi tentoi edhe një mashtrim të dytë. Provoi ta linte kopilin në derën e LSI-së, duke pretenduar se ishin deputetët e saj ata që nuk e donin mbylljen e këtij aktiviteti, por kur partia që atëhere drejtohej nga Meta doli me deklaratë se e votonte menjëherë mbylljen, mashtrimi nuk zgjati shumë.

Video/ Pesë gënjeshtrat e mëdha të Edi Ramës në mbrojtje të krimit

Ndërkohë numri i pikave të llotarive dhe të basteve arriti në kufijtë e marrëzisë reale duke u katerfishuar gjatë qeverisjes socialiste, nga 920 në 4200. Sipas një raporti të KLSH për vitet 2014- 2016 plot 375 milionë euro i mungonin buxhetit të shtetit nga mbledhja e të ardhurave të munguara nga aktivitetet e lojrave të fatit,

Vetëm në tetorin e vitit 2018, Rama tashmë i vetëm në qeverisje, duke pasur në dorë edhe gurin edhe arrën, shpalli se në 31 dhjetor të atij viti marrëzia do të merrrte realisht fund. Gjatë një prononcimi për këtë temë në rubrikën “Përgjigja ime”, që mbante atëherë në Facebook, kryeministri u justifikua se pse nuk e kishte mbajtur dot më parë këtë premtim.“Doja ta bëja më parë, siç premtova, por nuk munda dot. Ishte i pari dhe i fundit rast që pranova kundër vullnetit tim një kompromis të keq”, tha atëherë ai.

Ka kaluar pak më shumë se dy vite dhe qeveria që kishte vendosur t’i largonte kazinotë nga qyteti e t’i zhvendoste ato ose në periferi, ose në hotelet me 5 yje, për të mbrojtur të rinjtë dhe familjet që po shkatërroheshin nga kumari, ka vendosur t’i rihapë ato në rrugët kryesore në zemër të Tiranës. E këtë herë Ramës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të justifikohet se këtë radhë nuk e ka dëgjuar Erion Braçja që ka firmosur mbi VKM (poshte) me kokën e tij.

©Lapsi.al

 

.

vvvvdvdvdv 2 3 4 5

 



20 Comments

  1. Bravo kryeminister.Hap ne bingot dhe llotot e mos e qeth fare per kete idiot popull se harron shpejt.Do marresh votat e te gjithe te mbarumeve e pabuksave.Po turp ske ,mire cipe e lyre

  2. Pergjigja eshte 74. Si mund te arrihet numri 74. Ne bingo sigurisht. Epo per kete duhet me pare te hapen bingot. Edi e ka mare serizisht 74-en. Duket se te tjeret jo. Naivet e tjere flasin per turp e nder ndersa Babloku numeron mandatet. Kujtojne se “populli” do ndeshkoje hajdutet. Aspak. Populli,nese ka nje te tille nuk ka memorje dhe perpara 50 eurshit humbet edhe gjykimin. Good luck.

  3. Muti kryeminister gjith diten nxjerr mut nga goja per cdo fjali qe nxjer per cdo problem qe flet po ate mut muti e han vete????

  4. Ky eshte thjesht nje i semure psiqik, qe eshte bere miliarder!!! Dhe ku pervecse ne Shqiperi…

  5. Vendimi per te hapur kazinot eshte marre te kryesia e partise se Lymit ,atje ka qene pjesmarrese dhe Jozefina Topalli ,vendimi u mor per ti ardhur ne ndihme popullit,pasi I ngopi mire e mire Edvini me euro nga taksat e shqiptareve opozikaret e rinje si ze gjumi per hallet e njerezve ,pastaj kane dhe hallin e tyre ku do ti pastrojne parate ,si thone kote opozite e re partia e krye muterve te hallve te shqiperise.

  6. Ju kujtohet Rambytha kur i krekosur deklaroi –
    “Deri sot me keni pare vetem ne TV, por me mbylljen e lojrave te fatit do me shihni edhe ne…frigorifer”
    Ju referua Boom-it ekonomik qe do perjetonin familjet shqiptare (sipas tij), nga kjo mbyllje e Kazinove.
    Tani Ramushkat rreth e rrotull tij e kane bindur se arka e shtetit eshte shqyer fare dhe ato Kazino jane taksapagues qe i duhen per ta arnosur.
    Nuk eshte her e pare qe Rambytha ngrifet si gjeli maj plehut pastaj i bie hunda ne mut.

  7. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit vjen pas dy raporteve të tjerë të njohur ndërkombëtar, atij të Kombeve të Bashkuara dhe të OECD, të cilët vlerësonin Shqipërinë për qeverisjen digjitale.
    Sipas këtyre raporteve, shërbimet publike ndaj qytetarëve që ofrohen online kanë rritur cilësinë e jetës së shqiptarëve, kanë ulur korrupsionin dhe kanë ndikuar për një klimë më të mirë për biznesin. Shqipëria vlerësohet si vendi më i mirë i rajonit për qeverisjen digjitale duke tejkaluar edhe vende që janë aktualisht anëtare të Bashkimit Europian,o shpellkare kur para dy vjetesh i hoqi kazinote dhe lojrat e fatit ju rraca e ceceneve e shpellkareve nuk i late gje pa thene,sot qe lejoje kazinote ne ambjentet me pese yje prap e shani,ju ka bere salihu si veten qe vetem llap e llap

  8. Raporti i DASH nxin Shqiperine e Maqedonine e Veriut si vendet me korrupsionin me te larte ne Ballkan. Kjo eshte e botuar sot ne mbare te perditshmet e shtypit shqiptar me perjashtim te Uturakut TemA te Mender Bazes qe ka tjeter perkthim te Raportit DASH nga gjithe tjeret.
    Kopjaci i Mender Bazes i ores 17:34 sjell te kopjuar se si e perkthen Raportin e DASH Gojorja e Saliut dje dhe Menderi i Rames sot!

  9. Po i vjen fundi dhe tani ato ligje qe gjoja i shfuqizoi ,tani po i rikthen prape.Keta jane hajduter dhe kriminele .Te babezitur deri ne kulm.Populli dele -rri dhe veshtron-dhe per keta grabitqare shkon dhe voton.

  10. Të bësh debat me kreun e LSI-së për korrupsionin, është si të bësh debat me një pronare të një shtëpie publike për virgjërinë. Në vetvete, përfshirja në një debat të tillë, është një korrupsion po aq i madh sa historia e partisë së saj.Vazhdoni hani supen me lakuriq te salihu o shpellkare e cecene te salihut

  11. Skenari Berisha-Meta që nxjerr me “këpucë të kuqe” Lulzim Bashën: Njëri president, tjetri kryeministër e ministër i Brendshëm, kreu i PD “ngrohet në diell”

  12. Ju qe mbroni Ripjedhjen (“rilindjen”) ju a qifte Kina india dhe gjithe arabet dhe zezaket te tera femrat e fisit nga 14 deri 60 vjeç..
    Fare e poshte ndyresiat e ketij vendi???

  13. Me qëllim lajmi e anashkalonte fare emrin e Lulzim Bashës, si për të provuar se kryetarin e opozitës vazhdojnë të mos e marrin seriozisht në dhomat e errëta të opozitës shqiptare. Aty ku vendimet i merr dyshja Berisha-Meta, aleanca më e vjetër politike e tranzicionit shqiptar. Në njërën anë, Berisha që thotë se do të jetë në parlament edhe pas vitit 2021, pavarësisht komisionit qesharak Nishani, në anën tjetër Meta që sondon terrenin për të njoftuar bazën dhe gjithë të tjerët, se s’ka asnjë mëdyshje për prezencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht pozitës së kryetarit të shtetit.

    Asnjë përgënjeshtrim nuk erdhi për lajmin në fjalë nga Presidenca, e cila zakonisht reagon edhe kur bën golin e rradhës Celtiku. Ja dhe dy shpellkare te tjere qe qihen ne bythe me njeri tjetrin vetem salihun mos ja shani,vazhdoni qihuni o bythqirat e salihut

  14. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it tek të servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë, dhe nuk lanë institucion pa lyer me molotov, është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

    Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *