• |
ide | kryesore

Ndalimi i koalicioneve/ LSI me listën e vet në zgjedhje, aleatët e PD pezull

-Instant, Kryesore, Lajme



Mjafton një vështrim i shpejtë mbi deklaratat e përfaqësuesive të partive opozitare, kur pyeten për formulën e bashkëpunimit për 25 Prillin, për të kuptuar sa të papërgatitur i gjeti klima e re, e krijuar nga ndryshimet kushtetuese. Mes opozitës ende nuk kanë një ide si të rikuperohen dëmet e votave, që i sjell ndalimi i koalicioneve.
Është e qartë se kur ndryshoi Kushtetutën në mënyrë të njëanshme, Edi Rama pati si qëllim çarjen e opozitës. Duke ia pamundësuar me ligj krijimin e një koalicioni të madh, pasojat qenë tek minimizimi i rezultatit në mandate. Kanë kaluar më shumë se dy muaj dhe reagimi duket i ngathët në anën e opozitës.

E vetmja që nxitoi t’i përshtatet skenës së re politike, është LSI. Nuk vonoi shumë dhe partia “as e vogël, as e madhe”, vendosi të dalë me një listë të sajën, pa llogaritur më aleancën me PD-në. Monika Kryemadhi nuk pati shumë dilema në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” të hënën në mbrëmje. Ajo nxiti më tej konspiracionet kur zbuloi se dhembshuria për PS, nuk i ka shterur ende. Kur u pyet për një kontratë parazgjedhore me PD-në, Kryemadhi u përgjigj:

Kryemadhi: Nëse do të kishim një dalje të tillë, do të dëmtohej PS, do të binte nën 40 mandate. Do të krijoheshin disa rrjedha nënujore, nënrrjedha që do ta dëmtonin shumë. A do t’i leverdiste shoqërisë shqiptare rrënimi në përfundim me 5 përqind si PASOK në Greqi. Pavarësisht inateve politike me njëri-tjetrin për momentin ne kemi nevojë për një opozitë, ne pavarësisht ku është katandisur PS, ne do të kishim nevojë për një opozitë të fortë”.

Babaramo: Domethënë ju nuk po e bëni se ju vjen keq për PS?

Kryemadhi: Edhe ne ndonjë dhimbje të vogël e kemi për PS, nuk do e lejmë Ed Ramën ta cojë në 2 përqind.

Në pjesën tjetër të opozitës ekziston një gjendje pritjeje, që vjen nga mospranimi i asaj që shkruhet e zeza mbi të bardhë në kushtetutën e re se në 25 prill nuk do të ketë koalicione. Së fundmi, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ishte i ftuar në A2, kur foli për një situatë, që mund të ketë zgjidhje me rolin e ndërkombëtarëve.

“Nëse marrëveshja e 5 Qershorit qëndron, atëherë Rama nuk mund t’i ndryshojë koalicionet, sepse marrëveshja e 5 Qershorit ështe qartë se sistemi vazhdon të qëndrojë dhe llogaritja e mandateve bëhet në bazë të këtyre koalicioneve. Atëherë, nëse Rama do ta çojë deri në fund atë rrugë që ka nisur me ndryshimet kushtetuese, do t’i prishë koalicionet sepse ky ka qenë qëllimi i tij që në fillim, jo listat e hapura”.

PD është investuar në një proces të detajuar të përzgjedhjes së kandidatëve, që i jep peshë listës së demokratëve. Aleatët e saj tradicionalë për pasojë nuk janë as në qiell, as në tokë. Fatmir Mediu i Republikanëve ende nuk di nëse duhet të përgatitet për një listë të vetën apo ai do të mund të përfshihet në listat e PD, para 25 prillit, por mbetet në pritje.

“Duhet të shikojmë sesi do jetë organizimi elektoral i opozitës në mënyrë që të garantojmë zgjedhje të ndershme dhe mënyrën e organizimit në koalicion apo mënyra të tjera që të maksimalizojmë fitoren” ishin fjalët e tij në një intervistë te Panorama.

Fjalë që e lënë pezull, në pritje të një shansi të fundit se Rama do të tërhiqet. Nard Ndoka po ashtu. Shpreson edhe ai tek tërheqja e Ramës nga bllokimi i koalicioneve.

“Ndryshimet kushtetuese që u miratuan në Kuvend, kanë nevojë që kërkojnë më pas një konsensus për të ecur më tej. Por pjesa e koalicioneve është një kapitull i mbyllur. Nuk ka as hapësira ligjore për ta bërë një gjë të tillë. Aventura ka në çdo moment, por unë gjykoj që opozita duhet të jetë e qartë që nëse Rama do të ndërhyjë për të ndryshuar në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, opozita nuk duhet ta pranojë Ramën si organizator të zgjedhjeve dhe si Kryeministër të mëtejshëm” tha Ndoka në prononcimin në të njëjtën ditë me Mediun.

Me hir apo pahir, duket se Rama ia ka dalë të mbjellë paqartësi dhe përçarje në kampin opozitar. Para ndalimit të koalicioneve, bastet ishin se socialistët do ta kishin të pamundur t’i bënin ballë të vetëm Opozitës së Bashkuar. Që pas 31 korrikut, panorama ndryshoi.

Katër vite më parë, në një garë pa koalicione, socialistët morën 74 mandate. Nëse duket gati e pamundur përsëritja e këtij rezultati, synimi më realist ka gjasë të jetë dalja si parti e parë. Dhe megjithëse Rama nuk ngurroi t’i ndryshojë dhunshëm rregullat në mes të lojës, në shpërfillje edhe të ndërkombëtarëve, nga radhët e opozitës reagimet të kujtojnë fabulën e gomarit që shpresonte të ishte në ëndërr, kur pa ujkun t’i afrohej pranë.

©Lapsi.al



12 Comments

  1. Ka nje menyre per te bere koalicion dhe per te fituar. Per kete duhen lista 100% te hapura. Me kete menyre, opozita maksimizon voten dhe merr minimalisht 85 mandate e ne kete menyre behet e frikshme… Kjo vlen nese me te vertete duan rrotacion politik.

  2. Opozita e sotme merr mbi 86 mandate me kete urrejte qe ka ne popull PS do shkoj si Pasoku apo socialistet ne France nen 6%

    1. Mos u zgjoni. Flini dhe shikoni endra me 80-90-100 mandate. As qe e keni iden se cfar mekanizmi ka PS per zgjedhjet.
      Opzita ne rastin me te mire mer 70 mandate. Vetem aty mund te bej dicka.
      Po mundi…… Lufta do behet kush mere 71.

  3. Doja qe çdo parti te garonte no logon e saja dhe te shikojme çfare peshe kane, jo te fshihen pas PD . PS te shikojme sa vlene LSI PDIU. LDK. PR LZHK. PLL etj . se na çane tra..ngjithe jeten kryetar partie pa anetar ku do jete ndryshimi nqs ne parlament do kemi prape F MEDIU. D SHEHU. SH IDRIZI. N NDOKA. V DULE ILIR MONA META. kta aty kane qene me vite skane ça sjellin ndryshim kane dhene prova duhet levizje e re me njerez re rinje jo ishe deputet te larguar nga partite e vjetra vetem keshtu vjene ndryshimi ne Shqiperi ndryshe i bie te iki Taqua te vij Maqua

  4. Habitem kur thone kualicioni Opozitar ku eshte kualicioni Partite qe snxjerin dote nje deputete por futen kryetaret ne listat e PD per nje vende deputeti dhe thone jemi kryetar partie KQZ ja duhet ti shkrije keto parti nqs nuk kalojne pragun e vendosur nga KQZ ska pse paguan populli tax

  5. Të bësh debat me kreun e LSI-së për korrupsionin, është si të bësh debat me një pronare të një shtëpie publike për virgjërinë. Në vetvete, përfshirja në një debat të tillë, është një korrupsion po aq i madh sa historia e partisë së saj.Pd nuk ka fituar asnjehere mbas marsit te 1992 o shpellkare ju thoni 84 deputet duhet te jeni shpellkaret e pd se salihut qe ta thuash kete

  6. Skenari Berisha-Meta që nxjerr me “këpucë të kuqe” Lulzim Bashën: Njëri president, tjetri kryeministër e ministër i Brendshëm, kreu i PD “ngrohet në diell”

  7. Me qëllim lajmi e anashkalonte fare emrin e Lulzim Bashës, si për të provuar se kryetarin e opozitës vazhdojnë të mos e marrin seriozisht në dhomat e errëta të opozitës shqiptare. Aty ku vendimet i merr dyshja Berisha-Meta, aleanca më e vjetër politike e tranzicionit shqiptar. Në njërën anë, Berisha që thotë se do të jetë në parlament edhe pas vitit 2021, pavarësisht komisionit qesharak Nishani, në anën tjetër Meta që sondon terrenin për të njoftuar bazën dhe gjithë të tjerët, se s’ka asnjë mëdyshje për prezencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht pozitës së kryetarit të shtetit.

    Asnjë përgënjeshtrim nuk erdhi për lajmin në fjalë nga Presidenca, e cila zakonisht reagon edhe kur bën golin e rradhës Celtiku.

  8. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it tek të servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë, dhe nuk lanë institucion pa lyer me molotov, është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

    Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.

  9. Sadoqë në Shqipëri ka një pjesë të madhe të shoqërisë me një kulturë të ulët demokratike e që zgjedhjet i shohin si përzgjedhje skuadrash futbolli se kush bën më shumë gola, nuk besoj që PS me Ramën në krye të fitojë një mandat të tretë.
    Me apo pa ndërgjegje është vetë Rama që përkujdeset që me manierat e tij prej karagjozi, në këto 8 vite si kryeministër , nga viti në vit e ka thelluar antipatinë publike ndaj vetes.
    E pranon e bile me krenari që unë jam kështu si jam e nuk do të ndryshoj.
    Po a mund të gjendet në historinë e Shqipërisë ndonjë kryeministër kaq karagjoz sa Rama ?
    Sikur mrekullirat ekonomike ti kishte sjellë ai Shqipërisë, si mund të durohet ai që në çdo komunikim me publikun , gjysmën e llafollogjisë e ka vetëm me kusi, tiganë, tepsi, timonë, kazanë, ?
    E ndoqa paraqitjen e tij mbrëmë në të dy televizionet, në Klan e në Top Channel.
    Jo vetëm që nuk ndryshpnte stili i tij vulgar i komunikimit, por çuditërisht përdorte me dhjetra e dhjetra herë po të njejtat epitete që aitij e ca fundërinave i duken “batuta të zgjuara” por në vënd që të të bëjnë për të qeshur, të ndjellin nakatinë.
    “Tre peshkatarëtt e mëdhej janë Berisha, Meta e Basha kurse Monika me tiganin e saj fërgon peshqit e tyre”
    E ka përsëritur në mënyrë të neveritëshme me qindra herë këtë frazë idiote, në mënyrë identike në të dy daljet në televizione, sa herë i bëheshin pyetje që nuk ishte në gjendje të jepte përgjigje.
    Medemek kjo mënyrë e dhënies së përgjigjeve për çdo pyetje, është se unë jam si Gjushi me “duartë akullore” e jeni ju gjithë shqiptarët “tru peshq” që dëgjoni “peshkatarët” Berisha,Meta e Basha.

  10. Ky portal eshte opzitar po kur behet fjale per zgjedhje nuk ka bere ndonjehere parashikim te sakte. Luli po luan rrolin e tij ne paqe..Do fitoje.PS do marre aq vota sa dihet te kishte marre ne 91 kur njerezit kishin dale nga diktatura 50 vjecare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *