• |
ide | kryesore

Sherr masiv/ Policia sqaron si plagosën babai me 3 djemtë në Elbasan (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Elbasanit ka dhënë detaje për një sherr masiv që ndodhi në një nga lokalet e këtij qyteti mbrëmjen e së enjtes.

Blutë e këtij qyteti thonë se rreth orës 19:15, në lagjen “Visarion Xhuvani” në një lokal në pronësi të S.Z., 65 vjeç, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta midis disa personave janë lënduar me sende të forta dhe kanë marrë dëmtime të lehta shtetasit S.Z., R.Z., 34 vjeç, Gj.Z., 29 vjeç, dhe E.Z. 37 vjeç, (babai me tre djemtë).

Ata janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se është bërë e mundur identifikimi i autorëve dhe po punohet për kapjen e tyre. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *