• |
ide | kryesore

Shpërthen Rama: Meta, Berisha dhe Basha të qepin gojën për detin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku foli për çështjen e kufirit detar me Greqinë. Ai tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë dhe se akuzat e presidentit Meta, ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të opozitës Basha janë abuzim.

“Marrëveshja quhet kur ekziston. Duhet të ketë firma, vula dhe jo vetëm kaq por ajo nuk është e vlefshme edhe me firma e vula derikur kalon në disa etapa. Nuk quhet nëse nuk kalon Kuvendin dhe Presidentin. Presidenti aktual ushqehet shumë me thashetheme, dhe një komb i tërë u përfshi në një thashethem të krijuar nga hiçi.

Mitsotakis nuk ka folur fare në ujrat që janë objekt i kësaj negociate por ka folur për një parim dhe nuk është i aplikueshëm me Shqipërinë, sepse nuk përmbushen kushtet. Siç e cituar ju, konventa thotë që të gjitha shtetet kanë të drejtën sovrane për t’u zgjeruar me 12 milje. Ai ka folur kur po ratifikohej marrëveshja me Italinë.

Këtu plas peshku në një formë që është aq haluçiante saqë të duket vetja sikur jeton në foltoren e Ollgës. Presidenti është në grupin e peshkatarëve. Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, Monika e skuq peshkun me desperado, janë autorët e një marrëveshje reale që është rrëzuar nga GJK si një marrëveshje që cenon të drejtat kombëtare. Ata duhet të qepin gojën kur flitet për interesat kombëtare sepse ishin ata që e qelbën detin” – tha Rama me ton të lartë. /LAPSI.al



4 Comments

  1. Z. KM jam dakord qe parimi eshte i pazbatueshem, por qeveria te dal me deklarate zyrtare edhe jo muhabete kafeneje ne Opinion. Edhe me pas te depozitoje kundershtimin e vet ne OKB. Edhe nese Greqia vazhdon me avazin shkojme ne Gjykaten nderkombetare e cila nisur edhe nga precedenti i incidentit te kanalit te Korfuzit ku Greqia ka deklaruar qe ajo nuk i kontrollonte ujerat midis sarandes edhe korfuzit sepse i takonin Shqiperise fitojme bindshem. I gjithe procesi cenohet vet po te sillemi si amator.

  2. Skenari Berisha-Meta që nxjerr me “këpucë të kuqe” Lulzim Bashën: Njëri president, tjetri kryeministër e ministër i Brendshëm, kreu i PD “ngrohet në diell”

  3. Ne kete amulli llafesh qe po sheqeron marveshjen per detin me duket e ndrejte te futen ne loje organizmat perkatese nderkombetare. Ne te kunderten termi “tradhtar” do ju ri si shpata e Demkleut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *