• |
ide | kryesore

Sondazhet tregojnë Biden përpara Trump

Lajme, Të fundit



Kandidati demokrat për president, Joe Biden është në epërsi ndaj republikanit Donald Trump me 12%. Një sondazh i Reuters dhe Ipsos të mërkurën, i kryer nga data 3 deri në 8 shtator zbuloi se afro gjysma e votuesve do të mbështesin Biden, ndërsa 40% do të mbështesin presidentin në detyrë. Për të nxjerrë të dhënat, pyetësori u shpërnda në internet në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke arritur afro 1000 persona. Tre për qind e të anketuarve do të mbështesin kandidatin e tretë dhe vetëm 5% nuk kanë marrë ende një vendim, dy muaj para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Sondazhi tregoi se numri i votuesve që nuk kanë vendosur ende për kandidatin e dy partive të mëdha është dy herë më pak se në zgjedhjet e fundit të vitit 2016.

Rreth 28% e votuesve thanë se vendimi i tyre u ndikua nga aftësitë e kandidatit për të menaxhuar pandeminë. 19% e tyre i kushtojnë rëndësi zotësisë për të ngritur ekonominë në këmbë, dhe 14%  duan një kandidat që mund të përballojë më mirë përhapjen e krimit.

Pothuajse gjysma e të anketuarve besojnë se Biden do të kishte një platformë më të mirë për luftën ndaj virusit, por republikani Trump u pa si një kandidat më i fuqishëm lidhur me çështjen e “krimit dhe trazirave civile”, me 45% të votave pro tij krahasuar me 40% të Biden.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *