• |
ide | kryesore

Vuçiç telefonon Putinin, në fokus bisedimet Beograd-Prishtinë

Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka zhvlluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin me në fokus bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, të mbajtura më 4 dhe 7 shtator. Nga zyra e shtypit të presidencës ruse është njoftuar se biseda, që u zhvillua me iniciativë të palës serbe, u përqendrua kryesisht në çështjen e Kosovës.

“Vladimir Putin konfirmoi pozicionin e pandryshuar të Rusisë për një zgjidhje të ekuilibruar dhe kompromisi që është e pranueshme për Beogradin dhe e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Sipas një njoftimi të presidencës serbe, Vuçiq ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, si dhe për përpjekjet e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Më 4 shtator, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik.

Me këtë marreveshje, Kosova ka pranuar që brenda një viti të mos kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, kurse Serbia në anën tjetër, ka rënë dakord që brenda një viti të ndalë fushatën për çnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërsa më 7 shtator pas bisedimeve të mbajtura në Bruksel, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, Avdullah Hoti dhe Aleksandar Vuçiç konfirmuan se i kanë përafruar qëndrimet e tyre për temën e të zhvendosurve, të zhdukurve si dhe atë për bashkëpunim ekonomik. Takimi i radhës në dialogun në nivelin politik, ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian do të  mbahet më 28 shtator.

 



1 Comment

  1. “Sipas një njoftimi të presidencës serbe, Vuçiq ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Rusisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, …”

    Po po patjetër, bej ca durim, do ja degjosh këngën edhe ti o Vucic …. krimet ketu do lahen të gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *