• |
ide | kryesore

Xhafaj shpreson të mos jetë jashtë listave/ Elozhe Ramës: Meriton mandatin e tretë!

-Instant, Lajme, Të fundit



Iku duke sharë dhe me akuza të forta ndaj Ramës, por tani që mandati si deputet po shkon drejt fundit dhe po afron koha e përzgjedhjes së kandidatëve të rinj, Fatmir Xhafaj është zbutur. Edhe pak dhe në PS do të nisë përzgjedhja e emrave për kandidatët dhe kush është ai që nuk e do një vend të sigurtë në lista.

Dhe për t’i treguar kryetarit se sido të jetë mbetet në vathë, Xhafaj ka dhënë një intervistë për gazetën Tema, ku ka bërë disa elozhe për Ramën, pasi e përgëzon për reformat dhe shpreh bindjen se duhet votëbesuar për një mandat të tretë.

“Jam absolutisht i bindur se Partia Socialiste dhe Edi Rama si kryetar i kësaj force politike, duhet votëbesuar për një mandat të tretë qeverisës. Jo për rekord elektoral dhe as pse përballë ka një gjysmëalternativë që i kanë thënë që do luash rolin e kundërshtarit të ri për ca vjet se mjafton të zësh radhë pasi pushteti një ditë edhe vjen.
Këto vërtetë janë arsye favorizuese në një betejë elektorale, por jo përcaktuese për besueshmërinë e zgjedhësve. Kryesorja është se çfarë përfaqëson vetë Partia Socialiste, ekipi politik, lidershipi i saj dhe se si i përgjigjet nevojave të zhvillimit të vendit dhe interesave të pritshme qytetarëve.
Ta themi më qartë. Ne do të kërkojmë një mandat të tretë ose më saktë do të kërkojmë një mandat të ri besimi jo se kemi bërë ndonjë heroizëm, por sepse jemi përpjekur fort të bëjmë detyrat siç duhet. Pra do ju kërkojmë shqiptarëve të na besojnë për t’i qeverisur edhe për një 4 vjeçar tjetër. Këtë nuk mund ta bëjmë duke ju thënë se “ne” jemi më të mirë se “ata” se kjo është qartazi e dallueshme dhe të mësuar tashmë me këtë realitet, për njerëzit kjo nuk është e mjaftueshme” thotë Xhafaj.

Por pak kohë më parë, Xhafaj nuk qe kaq i frymëzuar nga kryetari i PS dhe reformat e tij. Fill pas largimit nga posti i Ministrit të Brendshëm, ai foli për ligësinë dhe pafytyrësinë, duke iu referuar qartazi Ramës.

“Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që s’mund të kuptojë dot se ka dhe njerëz në politikë që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time.Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo” shkruante Xhafaj në tetor të vitit 2018, kur u largua pas skandalit që shpërtheu me vëllain e tij.

Që këto mesazhe publike ishin për Ramën, u konfirmua edhe në përgjigjen që kreu i qeverisë i dha Xhafajt, duke e akuzuar për sulm ndaj vetë socialistëve.

“Tani simbolikisht do të ndajmë disa nga këto kartat që përfundimisht, përkohësisht sepse më pas e vnedosni ju për sa gjatë iu marrin një pjesë të liriës. Sepse ka dhe një gjë tjetër, kur hyn në një parti nuk i bën dot të gjitha siç i bëje më përpara. Unë që kur hyra në parti hoqa sorë nga ideja që mund të shkoja përsëri në plazh nudo. Se diskutojmë më një shok që thotë “jam njeri i lirë.” Jo nuk je njeri i lirë sepse nuk mund të dalësh ti gjuash më gurë shtëpisë ku jemi bashkë se s’ka kuptim. Në qoftë se do ti gjuash më gurë shtëpisë ik se s’je pjesë e shtëpisë.” tha Rama pikërisht në kohën kur kishte ndodhur largimi i Xhafajt.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Edi Rama nuk ka ngurruar të pastrojë Partinë Socialiste nga shumë njerëz me të cilët ka qenë në konflikt ndër vite. Rama ka treguar se nuk ka asnjë kompleks të lërë jashtë politikanë me eksperiencë, deputetë të vjetër që prej viteve 90 kanë qenë drejtues të PS, por që tashmë janë larguar plotësisht.

A do ta ketë fatin e tyre edhe Fatmir Xhafaj? Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, sepse llogjika shpesh zëvëndësohet nga humori i kryesocialistit, duke qenë se në PS, institucionet dhe strukturat e brendshme janë totalisht të eleminuara tashmë prej vitesh. Por nga komplimentat dhe tonet me superlativa që Xhafaj përshkruan kryetarin, kuptohet se ai e ka nuhatur që në PS nuk është çudi t’ia mbyllin derën, për shkak të konfliktit me Ramën gjatë kohës kur ishte Ministër i Brendshëm.©LAPSI.AL



29 Comments

  1. SAIMIR TAHIRI TA FUTI FATMIR,GERONIN TA FUTU NE BURG NE ITALI,KURSE VETEN E TI E SHPETOJ thotë:

    GERON VELIU XHAFAJ EDHE SA VITE I KAN MBETUR PER TE MBARUAER BURGUN NE ITALI PER KOKAINE E GRUPIT TE STRUKTURUAR KRIMINAL,E KENI BISEDUAR ME EDI RAMEN NE REFORMAT E ARDHESHME HAHA HAHA

  2. Po ju te Lapsit, pse nuk e jepni intervisten e plote apo edhe ju kazan. Nxirreni te gjithe intervisten se ska asnje lidhje me cfare komentoni ju! Apo hajde te shkruajme cfare te duam.

  3. Haha!!!! Lapsi gjithmone e ka sulmuar kete edhe kur ishte minister edhe pasi iku. Duket sju ka pjerdhur fare per ndonje qoke apo si miq te atyre legeneve Blushit – Vjollca. Apo skandalet e Blushit nuk i nxirrni ju se lepini te gjithe nga pak.

  4. E kush ju beson ju me keto analiza patetike. Sado ta sulmoni xhafen ai prape figure politike mbetet qe e kane zili.

  5. e po kjo, sa shpejt dhe sa bukur dolen ne konkluzion…….. vazhdo xhafe mos e …… shume se keta kete pune kane te lehin

  6. Xhafaj eshte shum i sakte ne ato qe ka thene. Edhe vleresues realist, edhe kritik edhe argumentues per mandatin e trete sipas bindjes se tij. Po si te shkruaj kunder PS per mandatin e trete se keshtu doni ju!!! Po ai ka 30 vjet socialist dhe ju thoni pse shkruan pro PS se nuk ju pelqen Rama

  7. Me keto qe i citoni ju i beni nder Xhafes. Qenka koherent ne deklarimet e tij ai. Ajo qe ju citoni prej tij dhe intervista ska asnje kunderthenie. Biles edhe me komentet tuaja.

  8. Kjo qe citoni Ramen per ata qe gjuajne me gur qenka per te qeshur dhe per te qare. Po si mund te godasi me gure shtepine e vet ai qe eshte brenda shtepise. Ky eshte anetar kryesie dhe ka 30 vjet e me shum ne ate shtepi dhe nuk eshte quraxhi si ca te tjere aty.

  9. Komentet tuaja skane asnje lidhje me intervisten dhe as me ato qe citoni ju. Nje deformim legenash paski bere. Thjesht pse nuk shkruani se nuk na pelqen ky tipi dhe kaq se bera nje kerkim ne google dhe ju vec e keni sulmuar kete si kur ishte minister edhe tashti me pas.

  10. Mos ju genjej mendja qe sigurimsat dhe pjellat e tyre jan zhduk. Per te zezen e tyre se pari po dhe tonen jan ende ne pushtet dhe pjesa tjeter agjent sherbimesh larva nje perdorimsh me sufllaqe ne dor.

  11. O ti pall qe shkruan per vellain e ti qe ne fund te fundit beri si burrat nje gje qe nuk i takonte ta bente dhe e beri vetem se kishte vellain minister pse nuk shkruan per Zenin qe ka vrare e vjedhur e per shume te tjere qe cfare nuk kane bere e vazhdojne te vjedhin kete popull!! Jeni militante qorra ndaj shkruani te ku lapsi kopjativ.

  12. Po duket qe e kane frike Xhafen se edhe nuk ka asnje pozicion dhe prape hidhni m….. qe prodhoni perdite

  13. Me keto shkrimet tuaja qe nuk i beson njeri me. Doni te nxini nje figure politike te respektuar dhe perdorni çdo menyre.

  14. Sa merak e keni Fatmirin dhe ju, apo e keni frik akoma?! Sikur te kishte Shqiperia ca Fatmir Xhafaj me shume dhe ju do ishit me te lumtur, por nje ka ber nena dhe ai ju del ne gjum.

  15. Ahh te shkretet sa frik e kan Xhafen, nuk e beni dot rehat gjumin dhe tani qe nuk eshte minister. Po ai eshte politikan si do shaj PS o plera, partin e tij!

  16. Po Fatmir Xhafaj eshte nder figurat me te vjetra te partis socialiste o legena, si do hedhi posht shtepine e tij. Skeni faj ju se jeni vet shpiprishur, keni marr nga Baca- Sali hahhahahha.

  17. Kur permendni Xhafen dhe te vllain e tij duhet te shplani gojen dhe surratin 1000 here per mutrat qe nxirni nga goja, e treguan veten kush jane.

  18. Nese jeni kundershtar te maxhorances stop me keto shkrime per te nxire nje figure politike si Fatmir Xhafa. Me shume kredo i jepni ne popull.

  19. Zoti Xhafaj eshte njeri me vlera te medha dhe perhere neper intervista ose deklarata shprehet ne menyre te pergjegjshme dhe te drejte! Duhet vleresuar kontributi qe ka dhene ne politiken e vendit tone dhe roli mjaft i rendesishem qe ka patur?

  20. Akoma vazhdoni merreni me shpfje dhe pergjysmime fjalesh. ai eshte nje politikan i vjeter i zoti dhe i afte ne ate qe ben. adresimet negative tuaja nuk ja ulin vlerat aq me teper qe ka kontribute te pallogaritshme ne reforma te medha te ketij vendi.

  21. pse vazhdoni te merreni me Geronin. nder te vetmit qe respektoi ligjin dhe proceduren. askush nga salinjte dhe lulezimat nuk esht perballur me ligjin dhe pergjegjesine e tij dhe nuk eshte shmangur me raporte mjekesore.

  22. nje politikan i zoti qe ka marre persiper shume sfida dhe i eshte pergjigjur baltosjeve te ndyra nga goja e sali vrerit dhe sojit te tij nuk mund te ekplipsohet nga nje lajm i cunguardhe tendencioz i nje portHali si Lapsi i thyer i nje cuni blloku.

  23. Xhafaj beri reformen ne drejtesi me 600 kundershtare si hiena. Nuk mund ti ulet integriteti me nje lajm tendencioz te cunguar. Zoti xhafaj e meriton te jete perfaqesues ne parlament.

  24. Nuk esht ky konteksti i intervistes. Deformimi qe i beni fjaleve nuk ju ndihmon te beheni portal i madh. Xhafaj eshte anetar i vjeter i PS dhe gjithmone ka dhene spunto per forcimin e pozicionit te partise se tij. Turp pwr ju qe beni provokime te tilla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *