• |
ide | kryesore

22 akuza për maniakun seksual që përdorte fotot e Lorik Canës

Arkiva, Lajme, Të fundit



David Gabrieli, me origjinë franceze, por banues në Sidney të Australisë, është akuzuar për të paktën 4 raste të ngacmimit seksual ndaj grave duke përdorur foto të Lorik Canës. Kjo është historia e 39 vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në gjyq nën akuza të rënda.

Të martën që lamë pas, në gjyq u dëgjua dëshmia e njërës prej viktimave të Gabrielit. 39 vjeçari përdorte aplikacionet e njohura të takimeve (dating) dhe fotot që hidhte për të ‘joshur’ gratë ishin pikërisht ato të ish kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit.

Gruaja deklaroi se u takua me 39 vjeçarin afër banesës së tij më 20 gusht të vitit 2017. Kur pa që kafeneja po mbyllej, ai i kërkoi gruas që të vinte në banesën e tij. Gruaja tha në gjyq se ai kishte tentuar që ta çonte takimin në shtrat, pavarësisht se ajo kishte kundërshtuar. Gruaja është larguar dhe para se të dalë nga banesa,  Gabrieli i ka bërë një pyetje të çuditshme… nëse menstruacionet e saj ishin të rregullta dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë.

Avokati mbrojtës i Gabrielit e pyeti gruan se pse ajo zgjodhi të mos raportonte incidentin në polici nëse ishte një “serioze” siç pretendoi ajo. “Unë thjesht doja ta harroja atë,” tha ajo. Gabrieli është baba i dy fëmijëve dhe akuzohet për 22 vepra penale, 13 prej të cilave për sulm seksual, 5 për marrëdhënie seksuale pa konsensus, 2 vepra për dhunë seksuale dhe 2 akuza të tjera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *