• |
ide | kryesore

3 viktima dhe 161 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Kjo e premte ka regjistruar 3 viktima me Covid-19 dhe 161 raste të reja ditore. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, 97 qytetarë e kanë fituar betejën me koronavirusin.

Ka mbetur i njejtë numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid- 19, 188 persona sa ishin edhe një ditë më parë. 22 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 7 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën. Në dy spitalet, atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe spitalin “Shfeqet Ndroqi” po marrin shërbime të specializuar disa qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Nisur nga vlerësimi i situatës epidemiologjike në vend, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e këtij infeksioni të rrezikshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *