• |
ide | kryesore

BBC: Bandat shqiptare kanë rritur trafikun e kanabisit në Britani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Miliona paund të ardhura nga droga dhe makina janë sekuestruar nga policia britanike në një operacion në qytetin e Sheffield. Në një raport që citohet nga BBC të hartuar nga një prej oficerëve të lartë të policisë së South Yorkshire flitet për rritjen e dhunës nga bandat e drogës dhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Komandantja e Qarkut të Sheffield, Una Jennings thotë se tashmë është formuar një ekip i armatosur në polici që do t’i dedikohet vetëm krimit të armatosur. Sipas saj “bandat shqiptare” kishin grumbulluar rritur sasi të mëdha kanabisi. Nga ana tjetër bandat shqiptare në Britani njihen dhe për kultivimin e kanabisit nëpër banesa që i kanë shndërruar në laboratorë.

Vetëm në javën e fundit njësia e re kundër krimit ka zbuluar mbi 3,239 bimë kanabis që nëse do dilte në treg do kapte vlerën deri në 2.9 milionë Paund. Gjithashtu janë arrestuar dhe 98 persona dhe janë sekuestruar 63,000 Paund dhe mbi 120 automjete. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. You British’s look very naive or sorry too stupid to me that tolerate these medieval primitives who only yesterday saw the sun. Switch those parasite brains to Albania and replace them with citizens more worthy for your country.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *