• |
ide | kryesore

Bllokohen qytetarët në Kapshticë, mbyllet kufiri pas plotësimit të kuotës

Lajme, Të fundit



Vetëm pak orë pas hapjes së kufirit, është plotësuar kuota e personave që mund të kalojnë në territorin grek. Për këtë arsye, mbi 100 qytetarë janë bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Emigrantët që u bllokuan ditën e enjte kanë kaluar të gjithë, ndërsa ata që erdhën gjatë mëngjesit të së premtes e gjetën kuotën të plotësuar.

Një pjesë e emigrantëve janë kthyer pas nga policia kufitare, për shkak të mungesës së testit Covid apo formularit PFL (Passenger Locator Form), për të cilën shumë persona thonë se nuk kanë qenë në dijeni. Qytetarët e bllokuar në tokën neutrale janë në pritje të një zgjidhjeje nga autoritetet e kufirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *