• |
ide | kryesore

Covid-19/ Izraeli, vendi i parë në botë që do të mbyllet për dy javë

Lajme, Planet



Fundjavën e ardhshme izraelitët do të festonin Vitin e Ri hebre. Por në vend të kësaj, duke filluar nga java tjetër, Izraeli do të bëhet vendi i parë në botë që do të përballet me një mbyllje të dytë totale. Për qeverinë, kjo është një përpjekje për të ngadalësuar pandeminë, që prej dy ditësh ka raportuar një rekord rastesh me mbi 4000 infeksionesh të reja ndërsa numri i të vdekurve ka kaluar 500.

Qeveria ka vendosur masën e bllokim të plotë për dy javë, që përkon me festat më të rëndësishme në kalendarin hebre, që fillojnë të premten e ardhshme dhe pasohen nga pushime të tjera fetare. Shkollat ​​dhe të gjitha bizneset do të mbyllen (përveç supermarketeve dhe farmacive), restorantet do të qëndrojnë të hapura me orar të reduktuar, lëvizjet do të kufizohen në jo më shumë se 500 metra larg nga shtëpia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *