• |
ide | kryesore

Debati/ Ku manipulon Rama për ndarjen e detit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Arroganca është virtyt i injorantëve. Kjo aksiomë e vjetër që përshkruan të gjithë ata që tentojnë të fshehin me dhunë mungesën e dijes së tyre, i shkonte më së miri Edi Ramës, në debatin e djeshëm për marrëveshjen e detit me Greqinë.

Kryeministri u tregua cinik dhe aspak transparent duke i thënë gazetarëve se ata nuk duhet të informoheshin nga qeveria për negociatat që janë sekrete. Ai bëri batutat e përhershme me studion e Ollgës dhe kanoen e Monikës, por nuk qe në gjendje të shpjegonte se cili është pozicioni i Shqipërisë. 

Pyetjet se cilat janë kufijtë që ne pretendojmë dhe sa mendojmë se na takon në marrëveshjen me Greqinë, kur kjo e fundit ka shpallur kufirin e saj detar me 12 milje, Kryeminisrti i la në ajër. 

Lapsi.al i ka konfrontuar qëndrimet e Ramës me tre njerëz që së paku për problemet e marrëveshjes së detit kanë qenë në krah të tij, Lorenc Vangjeli si gazetar, Xhezair Zaganjori si relator i Gjykatës Kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e 2009-s dhe kolonelin e detit Myslym Pashaj. 

I pyetur në Opinion nga Vangjeli nëse Shqipëria kishte një hartë të saj se cfarë pretendonte në bisedimet me palën greke, Rama tha se s’kishte ndërmend ta tregonte këtë dhe gazetarët as duhet ta dinin këtë(vidéo poshte). 

Por, në një intervistë të para pak ditëve, ish gjykatësi Xhezair Zaganjori, që hodhi poshtë marrëveshjen Berisha- Karamanlis, pohon krejt të kundërtën: “Duhet të jemi rasti unik në botë, që nuk kemi një hartë të plotë e të qartë ku të themi apo të pretendojmë se sipas vlerësimit tonë, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, këto duhet të jenë vijat që përcaktojnë kufirin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë, respektivisht ujërat territoriale, shelfin kontinental dhe zonën ekonomike ekskluzive në detin Jon. Kjo është abc-ja e një shteti serioz që di, kërkon dhe lufton të realizojë të drejtat e tij të ligjshme. Kjo është abc-ja e platformës që duhet të kemi në bisedimet me palën greke” deklaroi ai.

Madje ish gjykatësi dhe diplomati ekspert i marëdhënieve ndërkombëtare shigjetoi edhe qeverinë që në vend që të shpallë objektivat tona, bën rolin e justifikuesit të palës greke për zgjerimin e kuririt të saj me 12 milje. “E ndërkaq, njerëz që pretendojnë se njohin të drejtën e detit dhe që e kanë për detyrë të merren profesionalisht me këtë çështje, në kundërshtim me pozicionin e tyre dhe me çdo normë etike kombëtare e ndërkombëtare, bëjnë avokatinë e palës tjetër, duke theksuar se ata kanë të drejtë të zgjerojnë në mënyrë të njëanshme ujërat territoriale në 12 milje detare. Nuk mund ta imagjinoj se si mund të futen në bisedime me këtë tezë”, tha Zaganjori. 

Por, mungesa e transparences së Ramës dhe refuzimi për të shpallur publikisht synimet që ka vendi ynë është kritikuar edhe nga njeriu që ka marrë aureolën e mbrojtjes së kufijve detarë dhe i cili e denoncoi në Gjykatë Kushtetuese bashkë me PS marrëveshjen e Berishës. Sipas kolonel Myslym Pashait qeveria jo vetëm duhet të jetë transparente, por ajo duhet ta shpallë Sarandën gji historik, duke e shtyrë vijën imagjinare nga nis negocimi me grekët, pertej ujrave të këtij gjiri. “Në grupin negociator ka një konfidencialitet të plotë. Çfarë sekretesh ruajnë, kur fqinji ynë përditë del e flet se si po zgjerohet Greqia, duke shpallur kalimin nga 6 milje detare në 12 milje? Kurse ne s’po dëgjojmë dot që Republika jonë ta shpallë Sarandën si gji histori” ka thënë ai.

Pra, këta ekspertë pretendojnë se një shtet serioz i bën publike aspiratat e tij, i publikon hartat e kufijve që synon dhe nuk sillet me kultin e sekretit ashtu si iu përgjigj Rama Vangjelit, se as nuk ju’a tregoj dhe as nuk duhet ta dini. 

Kjo lloj sjelljeje, edhe pa besuar kundërshtarët e kryeministrit që e akuzojnë se po shet detin, dëshmon, në rastin më të mirë, se Rama është i friksuar dhe i pasigurtë për atë që do të marrë në negociata me Athinën.

©Lapsi.al

 



34 Comments

  1. Akoma s po kuptoni se e ka shit detin ky sum shpuari, ky esht Esad bytha Toptani, me Ram byth mut qelbesira qe desh te shesi dhe Kosoven e jo me Shqiperin, ky duhet te ja ngulesh dy pirunj te hekurt ne hunde dhe ta ngrefesh neper Tiran deri sa ti dali shpirti nga bytha qelbesires.

    1. Nuk mund te kujtohen se sa qindra artikuj ka shkruar LAPSI. Dhe kan qen idotesira.
      Ky eshte nje nga ato shkrime, qe ndotin mendjen e disave qe ju pelqen kjo gje.

  2. MERO BAZE E KA ME DOKUMENT SE E KA PUBLIKUAR VET DOSJEN E EDI RAMES thotë:

    EDI RAMA E AKUZOJ KRISTAQ RAMEN SE JA PALLOJ GRUAN DHE JA BERI NJE VELLA PER INTERESA POLITIKE TE TIJ E SPO E FAL DETIN GREKUT

  3. E mbajne sekret vetem per Shqiptaret (qe nuk kane antene per t’u informuar) ndersa per te tjeret (ku futet edhe Greku) nuk kane asnje lloj perdeje/ apo zhurmuesi…!!!
    Ato kane marre dhe do te marrin çfare te duan dhe kur te duan me e marre (mjafton keto te kaperdisen si udheheqes ne Fshat)…!!!
    Berisha kaperdiset se e “mbajtem me te mire Grekun” dhe ne na kerkoi vetem 6 milje ndersa keto e “bene me nerva” dhe tani kerkon 12 milje…!!! (keto nuk u tregohen as femijve perpara gjumit)…!!!
    Ky i sotmi (qe kaperdiset/kakaris para ketij populli te mbaruar) dihet se çfare eshte dhe se-sa atedhetar e kombetar eshte (ky nuk i njeh kufijte fare/ eshte global dhe te gjithe pyesin kete ne mengjes se çfare te bejne per diten)…!!!
    Mire mazhoranca qe dihet po opozita: a eshte prononcuar ligjerisht per kete gje/ per t’i kthyer pergjigje Grekut (Berisha tha se eshte njoftuar edhe opozita per levizjen qe ka bo Greku)…???
    Keto jane turpi i Kombit (me rradhe kryejne copetimin e demtimin e Kombit)…!!!
    Fatkeqesi per NE…!!!

  4. ore as e a mendjen te deti fare rama, rama e ka hallin te zgjedhjet, se po vijne dhe duhet te vjedhe sa me shume see di qe do ike.

    as nuk i pas fare per detin Rames.

    Te gjitha keto jane tipike per njerez qe sduan te merren me nje ceshtje se iu hap kokecarje dhe perpiqen qe ti largojne gjerat me batuta, shaka koti, mhabete pa vlere, denigrim te bashkebiseduesve , ulje te nivelit te debatit, etj manovra per ti bere bisht , me nje fjale perpiqet qe ta beje ceshtjen sikur nuk ekziston . Sepse nuk do te angazhohet kur ka qelime te tjera ne koke. Rama per te bere dem do kishte bere po qe se ti duhej , nuk ka dyshim per kete. Por ne kete pike , ne kete cast nuk i hyn ne xhep fare sepse ska ose ka perfitim minimal. greket kane kohe qe nuk e shohin Ramen si kryeminister serioz. Kjo eshte e qarte. Keq te vjen pr te vetmit qe e shohin seriozisht jane me egent e balkanit, serbet dhe turqit. keta po qe e duan Ramen. Greket sado te padeshiruar te jene jane ne bashkim europian i zbatojne ca rregulla, i shohin disa gjera me qarte, dhe historikisht kane pasur politikane te zgjuar , jo karagjoze me crregullime te personaliteti si Edi Rama , kontigjent rrugesh e burgjesh

  5. negoziatat nuk behen objekt tavolinash publike,bisedimet nuk mund te behen duke informuar publikun cdo dite.ne perfundim te bisedimeve,cfare eshte rene dakort behet bublike.aty fillojn dhe kritikat nese do ket mosdakortesi.dhe sigurisht qeveria mban pergjegjsin dhe peshn politike per ate qe ka negociuar.ne asnje vend te botes keto lloj negociatash nuk behen trasparante ne momentet qe bisedohen.behen pas bisedimeve dhe para ratifikimeve.mqs flasim per shtet serioz.me duket nje teme e hedhur ne ajer per politik.por qe ska asnje llojvlere ne kete moment.nuk ka snje lloj mundesie qe marrveshja nese do ket do jete e fshehte e pislliqet nese do ket do kalohen pa u vene re.thjesht procesi i bisedimeve shvillohet ne kete lloj trajte,ne te gjitha nevelet,qofte shtet,qofte kompani.ka nje faz diskutimesh,ka nje faze konsultimesh,dhe eshte faza e marjes se vendimeve.

  6. Spiropali i tregon Rames se nuk kishte pare ndonjehere nje det me shkume aq te bardhe sa ai ne Sarande te vila!

  7. Filloi prap teatri I budallenjve.
    Si e tall trapin Shullaku me njerzit.
    Shpik idera te pa qena hamendesime dhe idotesira per njerez qe jan te etur per cdo lloj lajmi. Nuk ka rendesi se sa I vertet eshte, mjafton te shkruhet emri I Rames se te tjerat vin vet.
    Tallu o Shullak Tallu.

  8. Manipulimi eshte i thjeshte. Nese Berisha beri negociata per nje marreveshje e cila u hodh poshte nga Gjykata Kushtetuese ( a ishte nje loje e Berishes, apo me te vertete donte t’ia falte nje cope nga deti shqiptar, ate e dine shume pak njerez), vendimi i Gjykates Kushtetuese duhet te sherbeje si udhezues per negociatat dhe ai nuk mund te ndryshohet. Ky vendim e kufizon marreveshjen e per kete arsye, nese palet nuk bien dakord, percaktimi i kufijve detare behet ne Gjykaten e detit. Por, dhe ketu ka nje POR te madh, nese Greqia vendos qe ta largoje kufirin detar ne 12 milje dhe per kete nuk ka asnje kundershtim nga pala shqiptare, e cila eshte nen presionin e nje vendimi te Gjykates Kushtetuese, atehere kufiri vendoset aty ku done greket. Gjykata e Detit nuk mund te hape nje ceshtje per kete rast sepse pala e demtuar, dmth pala shqiptare nuk ka asnje ankese. Sipas mediave greke qeveria shqiptare duhet falenderuar per tolerimin dhe ne kete menyre deti i kalon Greqise. Pe r nje gje duhet te gezohemi ne kete rast, me te vertete po humbim detin Jon, por kemi Adriatikun e shyqyr zotit grekeve nuk i ka shkuar mendja te marrin edhe ndonje pjese te Adriatikut.

    1. Vetem nje fakt ngelet Gjykata Kushtetuese qe mori ate vendim pro Edit, doli e gjitha e korruptuar nga betingu Edit.

  9. Duma ka ngritur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa pretendon se qeveria e ka braktisur këtë familje dhe nuk e ka ndihmuar.

    Mirëpo gazetari Blendi Fevziu ka nxjerrë mbrëmjen e djeshme bllof ish-deputeten, pasi tha se ka konfirmuar që familja Cakoni ka marrë një banesë nga qeveria dhe djalit të Manjolës, Alesios, i është siguruar një bursë studimi.

    1. Biles bursen e studimit ia kishin siguruar per ne Sorbone, por meqe ai djali nuk e pelqente Francen, po mendonin ta conin ne Harward

    2. Jeni infektuar të gjithë ju militantët e Ramës me stiin e tij të gënjeshtrave flagrante.
      Nuk ishte Blendi Fevziu që e “nxorri bllof” znj. Duma, por ishte ajo vetë që me transparencë e ndershmëri deklaroi se Rama i ka premtuar kësaj familje, pasi u publikua mashtrmi që ju kishte bërë, se do ti ndihmojë.
      Pra me këtë Rama padashur ka pranuar se i kishte mashtruar me premtimet e bëra më parë.
      Edhe ato të vërteta që qindra mijë shqiptarë i dëgjojnë me veshët e tyre., ju qejfllijtë e këtij karagjozi kërkoni ti deformoni

  10. nga fundi i viteve 80 ne tirane qarkullonte nje person ” me kartele”, jetonte ne afersi te 21 shit dhe shfaqej bordurave te bulevardit ku nje tjeter kartelaxhi shetiste me biciklete, tashme ky i fundit i ka prishur bordurat e famshme te parkut dhe parkun rinia, por Ivin e 21shit nuk e konkuron dot ky.

  11. Me qëllim lajmi e anashkalonte fare emrin e Lulzim Bashës, si për të provuar se kryetarin e opozitës vazhdojnë të mos e marrin seriozisht në dhomat e errëta të opozitës shqiptare. Aty ku vendimet i merr dyshja Berisha-Meta, aleanca më e vjetër politike e tranzicionit shqiptar. Në njërën anë, Berisha që thotë se do të jetë në parlament edhe pas vitit 2021, pavarësisht komisionit qesharak Nishani, në anën tjetër Meta që sondon terrenin për të njoftuar bazën dhe gjithë të tjerët, se s’ka asnjë mëdyshje për prezencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht pozitës së kryetarit të shtetit.

    Asnjë përgënjeshtrim nuk erdhi për lajmin në fjalë nga Presidenca, e cila zakonisht reagon edhe kur bën golin e rradhës Celtiku.

  12. Le te thuhen cfare te duan per KM. E verteta eshte vetem nje. Ai eshte njeriu me i zoti qe ka

    pasur dhe do te kete kombi shqiptar.E ceshte Skenderbeu apo Enveri para tij ? Nje hic. I vetem

    pa fis e fare fis, pa shkrepur asnje pushke mberriti ne maje te pushtetit. Fuqia e tij ne raport me

    shtetin qe ai drejton eshte me e madhe se e sulltanit . Ai ben cti doje kokrra e qefit ne kete sulltanat

    te vogel. Por ndryshimi me sulltanet e diktatoret eshte se ai ka grumbulluar aq pasurin sa do ti lejoje

    qe te jetoje ku te doje ne cdo vend te botes per 1ooo breza pa e djersitur ballin apo pa e vrare

    mendjen. E veja e Enverit e ngrysi jeten ne nje shtepi te thjeshte afer pularise, por ky e ngrys jeten

    mes luksit te shfrenuar dhe parase se pafund.

  13. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it tek të servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë, dhe nuk lanë institucion pa lyer me molotov, është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

    Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.

    1. Ndërkaq, si i lumi ti që je i kënaqur që ky prapanicazbuluari të hedh ndonjë kockë nga tepsia e tij e pushtetit të pakufizuar, e ti i kënaqur leh me mirnjohje për te.

  14. pas vitit 1997, nuk do të duhej të ishte më në politikë, i duhej ndaluar me ligj; pushteti i tij la pas vetes më shumë se 3 mijë të vrarë. E jo vetëm aty.

    Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.

    1. Nëse Berisha paskej “vrarë” 3000 veta, çudi se si paske shpëtuar ti i gjallë me gjithë këto gënjeshtra që shpërndan për te.
      Diktatori kriminal Enver Hoxha vrau e zhduku jo vetëm elitën intelektuale e patriotike shqiptare antikomuniste, por edhe gjithë ish komandantët e Ushtrisë Nac:Çl, partizane.
      Vetëm në krahinat e Veriut dikatatori komunist vrau me mijra shqiptarë antikomuniste që në vitet e para sa erdhi në pushtet. Mijra të tjerë u kalbën burgjeve e vdiqën atje.
      Berisha erdhi në politikë me kauzën e kundërt, kauzën e demokracisë pluraliste.
      Nëse do të kishte qenë si Enveri , në 97-tën e kishte policinë e ushtrinë që ti zhdukte me mijra kriminelë ish sigurimsa si puna tënde por përsëri ishin ish komunistët që veç se vranë me qindra policë, u vranë edhe me njeri tjetrin si banda kriminale mafioze të trafiqeve të ndyra të drogës e prostitucionit.

  15. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.

  16. 1. Gjykata kushtetuese qe dha vendimin per 2009 qe mbeshteti Edin se gjoja Sala tradhtoi Shqiperine , u how e gjitha nga vet Vetingasit e Edit per korrupsion. Pra Edi besoi se te korruptuarit qe dhan vendimin na paskan qene patriot. Ata kan marre lek per ceshtje me te rendomta e spaskan marre lek per ket rast? Veshtire te besohet.
    2. Greqia ne baze nenit 3 te Konventes mund te zgjerohet ne 12 milje aty ku ka hapsire e nuk prek detin e dikujt tjeter por hapsire ujore nderkombetare te perbashket. Kesaj skemi ci bejme se ta merr ne gjykate arbitrazhi nderkombetar.
    3. Ne konvente ishujt grek te pabanuar trajtohen si arkipelarg pra grup ishuj dhe uahteohet w njejta e drejte si shelf ose brez/ toke kontinentale. Pra atyre iahujve nese nuk interferojne me ujerat e nje vendi tjeter u takojne 12 milje det.
    3. Ku ka me pak se 12 mipje perdoret Ekiteja ose barazlargesia e dahet kufiri ne mes sipas ligjit te montego bay neni 15. Nese kemi tradhtare qeverises me marrveshje mund te ndahet dhe ndryshe sidomoa qe tani Greqia ka kerkuar 12 milje.
    4. Ne 2009 Greqia nuk kishte shpallur te deejten e saj prej 12 miljesh dhe negociatat i ka filluar nga pozita 6 milje. Dmth cfaredo marrveshje qe ka qen arrit ne 2009 ka qene me e favorshme per Shqiperine sesa marrveshja qe mund te arrihet tani dhe me e mire se vendimi i gjykates nderkombetare, pasi ka shume te ngjare qe GR ne 2009 te ket pranuar ne vende ku ka me pak se 24 milje hapsire ti lejoje shqiperise me shume det. Po e ilustroj ne pijen 5.
    5. Zere se kemi nje hapsire 18 mioje mes vendeve. Ne 2009 Greqia ka pasur 6 milje e AL 12 milje. Ne negociatat e 2009 ku Greqia ska lerkuar ti njihet e drejta e 12 miljeve per pasoje as e drejta e ekitese, barazlargesise ajo mund te ket kerkuar 1-2 milje shtese pra nga 6 te shkoje ne 7 ose dhe 8 milje, prap me pak se gjysma qe eshte 9 milje. Ndersa tani qe ka shpellur te drejten e 12 miljeve thote 9 milje ose gjysma kur ka 18 me takojne mw ligh dhe nuk negocioj fare me poshte se 9 milje. Pra cfaredo marrveshje te arrihet GR do marre 9 milje nderkohe ne 2009 qe u quajt tradhti ndoshta do merrte 7 ose 8.

  17. Harrojeni se merret me vendim me i favorshem per shqiperine se ne 2009. Hreqia tani do maksimumin dhe minimumi qe merr me gjykate nderkombetare eshte gjysma.
    Ne 2009 ua spjegova ajo nisej nga fakti qe vet i kish njohur vetes vije bregdetare me te vogel 6 milje dhe kerkoi te kapte cfare te kapte. Mendoj se me marrveshjen e 2009 ne i lame dicka me shume por kurre sa i takonte pasi ndryshe nuk quhet marrveshje. Te dyja palet lesh9jne ne nje marrveshje. Tani ka per te marre gjysmen aty ku ka me pak se 12 milje per secilin vend dhe do marre 12 mipje ne Jon kudo qe nuk prek kufirin tone. Kjo dmth qe do marre 6 milje ujera nderkombetar qe po te gjendet nafte ose gaz do i takonte 50% shqiperise, nderkohe tani eshte det Grek dhe 100% ne keto 6 milje te shtuara do i takojne greqise. Pa merak te gjithe do laheni se deti per te ber not sipas kryeministrit tone te ndrutur do e kemi,por Greket aynojne thellesine atje ku jane pasurite jo bregun per te dale me tanga, se te tille kane mw mijera kilometra lineare.

  18. Pasojat ekonomike të koronavirusit vazhdojnë të ndjehen në qytetin e Nju Jorkut, ku radhët për të marrë ushqime falas, janë ende të gjata sipas organizatës bamirëse “Food Bank”. Kjo organizatë ka shpërndarë 30 milionë pako me ushqime për banorët e Nju Jorkut, tre herë më shumë sesa vitin e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton.

    Organizata “Food Bank” për Nju Jorkun thotë se numri i njerëzve që shkojnë për të marrë ushqime, është më i madh krahasuar me vitin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *