• |
ide | kryesore

Del nga binarët fushata e PS në Tiranë/ Veliaj i tronditur nga përballja me studentët

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Duhej të ishte një takim i shpejtë, nga ato që zgjasin vetëm pak minuta për t’ia shpërndarë më pas montazhierëve në televizonet kryesore, por përballja me një prej studentëve të Lëvizjes për Universitetin në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës ka nxjerrë nga binarët të gjithë fushatën e Partisë Socialiste në Tiranë. Fjalët e studentit, që ia numëroi një më një dështimet në arsimin e lartë kryebashkiakut, janë shndërruar në lajtmotivin e takimeve paraelektorale të Partisë Socialiste në Tiranë që drejtohet nga Erion Veliaj.


Në fakt, për pak minuta, Veliaj e pa veten keq. Aq keq sa ka mbetur i bllokuar në atë moment turpërimi, duke lënë në vendnumëro këto ditë fushatën e Partisë Socialiste të Tiranës.


Të enjten, tek Amfiteatri tek Parku i Liqenit dhe të premten, në takimin me drejtorët e shkollave, Veliaj përsëriti të njëjtin refren, me të cilin sulmon studentin, që i doli përballë dhe e la pa tekst bash në kolltukun e kryebashkiakut.
Episodi zgjati pak minuta, por mjaftoi për ta nxjerrë nga faza.

Biseda nxorri në pah nivelin e ulët të kryebashkiakut, i cili u zbyth para disa të vërtetave thënë thjesht dhe që ia rrëzojnë klishetë bajate për sukseset e reformave të qeverisë, të paktën për arsimin. Duhet thënë se Veliaj pati përballë një student jo thjesht të revoltuar, por edhe shpuzë nga gjuha flakë për flakë që përdori në takim.

Për kronologji, (per te pare videon kliko ketu) ndërsa studenti i Lëvizjes për Universitetin i thotë që Karta e Studentit është dështim, Veliaj shqetësohet se po filmohet, megjithëse i kishte ftuar vetë të rinjtë në zyrë. Kur Kryetari i Bashkisë i thotë se ai “nuk është naiv”, studenti i përgjigjet se ai “është naiv dhe cinik”. Kur studenti i thotë se nga Karta e Studentit nuk ka ulje në librari, Veliaj i përgjigjet se libraritë janë private. Kur Veliaj tenton ta qetësoje duke e quajtur takimin “miqësor”, studenti i thotë se takimi është “shumë armiqësor”. Kur studenti i thotë se ende nuk ka Abone Studenti për të gjithë, Veliaj pranon dhe thotë vetëm “e di, e di”. Kur Veliaj e quan “miku im”, studenti i kërkon të distancohet dhe e qartëson “nuk je miku im fare”. Më pas, i riu i kujton premtimin se nuk do ta betonizonte Tiranën dhe përgjegjësinë për vdekjen e Ardit Gjoklajt, të cilat Veliaj i quan “thashetheme”. Në vazhdim, aktivisti i kujton se Karta e Studentit nuk përballon asgjë “asnjë kafe falas” dhe Veliaj përgjithëson duke i thënë se “jeta e studentit nuk është kafe falas”. Në përmendjen e kafes, kryebashkiaku gjen shpëtim në lojën e fjalëve dhe ndalet, për t’i thënë se “jeta e studentit nuk është kafe dhe në të gjitha vendet e botës, kafja nuk është falas”. Fjalët e mëtejshme nga ana e djalit që nuk është identifikuar vazhdojnë me një seri faktesh. Sipas tij “ka markete në vendet e tjera të botës për oferta që rrjedhin nga Karta e Studentit”, se “librat në vendet e tjera janë falas”, ndërsa në Shqipëri paguhen “tarifa stratosferike” dhe se ai nuk i ka 1 milion e gjysëm lekë të paguajë për master dhe se janë “12 mijë abone për 100 mijë studentë”.

Në fund të takimit, Veliaj duket i dorëzuar dhe përsërit se “nuk i vendos Bashkia” “Bashkia nuk ka asgjë” “bashkia nuk jep kafe falas” dhe se “unë po të ftoj në shtëpi dhe se kjo nuk është etike”.

Përballja dëshmon se mjaftojnë pak minuta jashtë regjisë së propagandës dhe Veliaj ka vetëm një zgjidhje: badigardët.

E gjitha është pasojë e filozofisë se fasada është gjithçka dhe se imazhi më i mirë është ai i krijuar në inkubator. Vetëm se çdo kontakt me realitetin dhe argumentat kundër, e nxjerrin kryebashkiakun zbuluar.

Në vazhdën e të njëjtës filozofi, ka ardhur edhe përgjigjia. Asnjë argument, asnjë përgënjeshtrim me fakte apo prova, asnjë bilanc real. Vetëm propagandë, personalizim dhe ofendime. Madje duke i bërë bisht kërkesës së llogarisë, kryebashkiaku është ndalur tek togfjalëshi “kafe falas”, që kinse pretendohet nga studentët.

“Ka të rinj të forcave të tjera politike qëbesojnë se një birrë në Jalë është aspirata më e madhe që mund të kesh në jetë. Sot isha me Anisën me nënkryetaren, me një grup të rinjsh, ishin disa prej tyre, që vijnë nga një forcë tjetër politike, i cili po më xhironte, bënte një kamer të fshehtë me lali erin, e thoshte “si s’të vjen turp, kafja e studentit nuk ta jep kafen falas dhe rregullimin e makinës tek mekaniku”. Ka njerëz që e kanë ambicien tek një birrë apo një kafe falas, por ambicia e të rinjve socialiste është puna, jo qyli, është talenti e jo nepotizmi”, ishin fjalët e Veliajt në aktivitetin e FRESSH.

Të njëjtin refren të “kafes falas” e përcolli edhe me një takim me drejtorët e shkollave. “Me drejtorët e gjimnazeve për fillimin e vitit të ri shkollor. Të rinjtë e Tiranës e refuzojnë qylin e një birre apo kafeje falas , sepse kanë zgjedhur të mësojnë e punojnë” ishte diçitura që shoqëronte videon e takimit në rrjetet sociale.

Ajo që ka ndodhur është se fushata e Partisë Socialiste në Tiranë, për pak ditë është shfokusuar dhe e ka zhvendosur objektivin e saj nga promovimi i punëve dhe i ndonjë kandidati potencial për deputet, tek pastrimi i imazhit të kryebashkiakut nga zënka me një student, që e bëri të flasë me vete. Ky është rasti i disatë kur Veliaj i sulet qytetarëve që e kundërshtojnë, nga pozitat komode që i jep kolltuku i shtetit. Kjo është një paturpësi e kryebashkiakut, por kësaj radhe ka edhe një specifikë tjetër.

Pak ditë më parë, Veliaj u zgjodh nga kryeministri Rama si drejtues i fushatës së Tiranës, një post kyç që i jep atij një rol të pazëvëndësueshëm në rezultatin e 25 Prillit. Por në vend të punojë për Ramën të paktën këto ditë, 40 vjeçari po shfaq shenjat e një inatçiu foshnjarak, që nuk ngjan aspak me një politikan të ftohtë që udhëhiqet nga arsyeja dhe ka marrë përsipër të udhëheqë një forcë politike për mandatin e tretë.©Lapsi.al

28 Comments

  1. Biles ata me te miret e te rinjve socialiste bejne nga dy dasma madheshtore me leket e pensionit te mamit dhe te biznesit te FIKUT.

  2. Bravo djaloshit qe e beri llafollogun e bashkise te flase me vete. Ky demagog fals eshte mesuar te bej monolog perpara deleve te pagoja por shthuret plotesiisht perpara nje djaloshi qe argumenton ftohtesisht protesten e tij. Bravo

  3. hahaha Veliaj i tronditur nga perballja me studentet, Veliaj as nuk e rrun trapin fare. Keni per ta pa aq p*dh some eshte sa vitin tjeter kur te humbi gjedhjet PS ka per tu bere kryetar i PS e mbas kater vitesh do e kemi kryeminister

  4. “Duhet thënë se Veliaj pati përballë një student jo thjesht të revoltuar, por edhe shpuzë nga gjuha flakë për flakë që përdori në takim.” hala me keto propaganda ju, i dini robt dele ju qe ti hajne keto e qe se dine qe ata qe shkojne tek Veliaj me kamera me vete jan militante partie e pikerisht ne fushate bene ate qe bene qe ju si zeri i propagandes ti jepni pompozitet

  5. Mastubohu Shkurdhak , masturbohu me nje fije bari . Se ai studenti qe shkoi per te diskutuar per studentet dhe perfundoi duke bertitur per betonizimin e Tiranes dhe vdekjen e nje adolishenti , thjesht perseriti si papagall vjershen qe i kishte mesuar SHQUPI.
    Masturbohu shkurdhak me keto gjera bjate se se sa per Veliajn i ka dhe nja 8 vitet e tjera ne xhep si kryetar i Bashkise se Tiranes.

    1. Masturbohu ti kur te shohesh vemjen zvarranike Veliaj. Sa qesharake jeni sidomos kur permendni termin bajat dhe Shqup. Kurre nje analize, kurre nje argument, kurre nje arsyetim realist. Vetem fraza te shpelara prej militantesh te tredhur.

  6. Paskan dale ne sulm legenat e lali plehres hahaha

    Cuni paska fol cudia eshte pse lali eri e la me regjistru kur dihet qe sle asnje kamera afer dhe sflet asnjehere pa u ra dakord ca pyetjesh do behen

    Dmth cdo gje me skenar vetem teleprompter i mungon si joe bidese ne amerike

    Dil o lali plehra se ke frik nga vetja te pakten rama e hante drurin per shtate pale qejfe ti ke frik me fol me dy kalamaq aq qen i rraf je… qen i zgerlaqur i rames je

    Legen shko beji llape rames , neser shko tek monika se do jete ajo shefja jote e re..
    .
    Legen sumshpum

  7. YMER GELBAZA KELLIRA DO TE PUBLIKOJ NUE DOSJE PER LAL DHJERIN -DJALI I LAL DHJERIT OSE ESHTE I ENDRI FUGES OSE I FABJAN TOPOLLARIT HAHA HAHA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA E SULMON ARMAND SHKULLAKUN DHE ANDI BUSHATIN DHE DITMIR BUSHATIN SI ZAGAR I TREDHUR KETU PAEMER

  8. Tirana ne doren e lali erit, qe jo vetem monopolizoj qytetin studenti, gjysmen do e beje kulla, gjysmen ppp per parking e servis makinash, pervecse mban ne shpirt mekatin e vrasjes makabre te nje femije, pervecse shembi teatrin kombetar ku sa shkatrroj e sa vodhi edhe pasurine e tij mbi 80vjecare, tiranes i shkuli mushkerine, e la pa ajer nepermjet kullave te lavatriceve. Cdo dite lali eri nxjerr, ushtrine e policve tij duke diskriminuar fshataret e tiranes qe dalin te shesin pak nga prodhimet e tyre ne tirane. Hapni syte njerz, tirana i perket qytetarve e jo zuzarve.

  9. Si shume shpellar mu duk studenti, si nga paraqitja, dialekti dhe me tipikja nga pabesia qe ka bere duke regjistruar si hajdut.

  10. Kush perkrah bajgen e bashkise eshte bajge se ai.Nuk te ngelet me etike me kete fare haleje qe ben propagande e betonizon.

  11. Tu duk shpellar sepse po ja numeronte te vertetat, se po te i kishte lepire bythen sic ja lepin ti Lalit do te te dukej parizien.

  12. pas vitit 1997, nuk do të duhej të ishte më në politikë, i duhej ndaluar me ligj; pushteti i tij la pas vetes më shumë se 3 mijë të vrarë. E jo vetëm aty.

    Mburret se është njeri i Kanunit, pasi vjen nga një fshat i Tropojës, e la pas vetes vetëm në Tropojë më shumë murana se i gjithë regjimi i Enver Hoxhës. Mburret se në ’91 solli mendimin ndryshe dhe rrëzoi komunizmin përmes protestave dhe demonstratave, ndërkohë u bë vrasës i demonstruesve me duar në xhepa përballë zyrës së tij. Tentoi të mashtronte si përherë e t’ua faturonte vrasjet të tjerëve, por u demaskua me prova, e pas kësaj doli hapur dhe u mburr se do të kishte vrarë edhe 330 të tjerë.Nje shpellkar student qe eshte mesuar si ti bente pyetjet Erionit te vilat jane pyetjet e pd,ky studenti te lexoje kete qe une shkruajta me lart dhe te kuptoje se kujt partie po i sherben

  13. Lali sumshkatarrumi tu vjedh perdite e ka bo tiranen lomsh
    Korsi bicikletash kur tirana ka 8 muaj shi dhe rruget jane me une

    Po ska problem ata socialiste te ndershem le ta votoj e perseri, a thua se jemi ne ndeshje futbolli yjetri bo pare pala pala socialistet kenaqen me lugen bosh

    Edhe bar do hame edhe lali erin nuk e leshojme

    Patetike pervers

    Ishalla svdesin nga mosha se kujt do ia lene partine

  14. 1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

    1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandati deputetit nga partia e tij.

    2006- Zv/Kryeministri Gramoz Pashko disa herë kandidat për kryetar PD vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20 vjeçar.

    2013- Sokol Olldashi ndrron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr Kryetar të Partisë Demokratike.

    Azem Azem nuk je vetëm. Rradha është e gjatë! Tokë e Xanun. E ka xan Lulzmi por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.Ti ketu lart i ores 09:32 qenke rregjistruar tani te grupi i shpellkareve te pd te lapsi,por kujdes ilacet e salihut mos i pi pa orar

  15. Kjo eshte e gabuar dhe e kemi dhe ne te rinjte,
    Studentet duhet te merren vetem me gjerat qe i perkasin pra mungesa e kartes te studentit, mungesa e kushteve ne konvikte, mungesa e transportit publik etj per sa i perket bashkise.
    dhe nqs ne debat do ishte kryeministri apo perfaqesues qeverie per tarifat e shkollimit mundesite e punesimit pas universitet organizimin e kuotave per te pasur nje studim ne baze te nevojave te tregut te punes per profesioniste te ndryshem…

    Ardit Gjoklaj vdiq per mungese te kushteve ne pune dhe sigurise sa te tjere vdesin dhe nuk i permendet emri per shkak te nje shendetesie ne te cilen abuzohet sa shesin personalitetit e vet per nje fitim te vogel material etj

    probleme ka shume studentet duhet te mesohen te flasin per gjeraat qe i prekin direkt dhe jo per cdo gje, sepse ne kete menyre pas 10 vjetesh do ngrene zerin dhe per kushtet mizerabel ne pune etj…

    dhe kto po i them jo se skane te drejte por shkrihet me zerat e analisteve te rendomte te televizioneve qe flasin per cdo gje dhe nuk vene fokusin ne asgje

    Beni presion pafund per padrejtesite qe po ju behet por shume kujdes mos krijoni pershtypjen qe perdoreni politikisht…

  16. Ooo sa bukur diskutojne keta familje qiret e Ripjerdhjes mo aman aman sa te shkerdhyer jane. Ikni o Ripjerdhesa merni femrat e juaja nga zyrat e ripjerdhjes se mezi ngrihen te gjorat se jan lodhur se tepermi duke bere pompa🤣🙈

  17. Zdrromsi karrieren e ka bere me gojore poshte tavolines. Nuk turperohet kollaj jo. Do vije dita te denohet…e ti masakrohet bytha ne burg

  18. Pasojat ekonomike të koronavirusit vazhdojnë të ndjehen në qytetin e Nju Jorkut, ku radhët për të marrë ushqime falas, janë ende të gjata sipas organizatës bamirëse “Food Bank”. Kjo organizatë ka shpërndarë 30 milionë pako me ushqime për banorët e Nju Jorkut, tre herë më shumë sesa vitin e kaluar. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariama Diallo njofton.

    Organizata “Food Bank” për Nju Jorkun thotë se numri i njerëzve që shkojnë për të marrë ushqime, është më i madh krahasuar me vitin e kaluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu