• |
ide | kryesore

E dashura e Liam Payne zbulon unazën prej diamanti

-Instant, Paparazzi, Slider



Liam Payne ka gjetur dashurinë e vërtetë me të fejuarën e tij të re dhe ka treguar se ndihet më shumë se i lumtur me të.

20-vjeçara Maya Henry është vajza që i ka fituar zemrën dhe ai i ka dhuaruar një unazë fantastike diamanti në nder të dashurisë së tyre.

Së fundmi çifti janë shfaqur në qytet përkrah njëri-tjetrit dhe të dy janë fotografuar të kapur përdore.

Si Liam ashtu dhe Maya ishin veshur shumë stil, por ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithë ishte unaza e 20-vjeçares.

Para disa ditësh Payne zbuloi se kishte marrë përgjigjen “PO” nga e dashura e tij pasi i kishte propozuar për martesë. Për ta bërë sa më të bukur këtë moment, duket se ai është kujdesur për ta përkëdhelur Maya-n me një unazë tepër të shtrenjtë, që me sigur ka verbuar sytë e të gjithë atyre që e kanë parë.

Kujtojmë se Payne është baba i një djali të vogël të quajtur Bear që ka ardhur në jetë nga lidhja e tij me Cheryl Cole.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *