• |
ide | kryesore

Fuga ministrave: Aman o ikni, pse na hapni barkun

-Instant, Lajme, Të fundit

Paralajmërimet e atyre që mund të konsiderohen qe sot ish-ministrat e Ramës, Besa Shahini e Arsimit dhe Sandër Lleshaj i Rendit, po lënë shijen e hidhur të një spektakli bajat, përveçse tregojnë se protagonistët janë aksidentalisht në postet që mbajnë.


Pedagogu Artan Fuga ka paralelizuar me ironi të sakrifikuarit e hershëm të diktaturës, ndërsa këshillon më mirë një ikje pa zhurmë, se sa deklaratat e bujshme në media për largimin me vetëkënaqësi të ministrave, që i quan “sadomazokistë.


“Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!” ka shpërthyer profesori në komentin që bën në rrjetet sociale.

STATUSI I PLOTE NE FACEBOOK I ARTAN FUGES

Cfarë komedie!
Me ministra e ministresha që vetëdeklarohen se do ikin me argumenta metafizike, familja, siguria, eterniteti, e më the e të thashë!
Si lloj “vetëvrasjesh” simbolike si e shokut Mehmet, ego e paparë, imagjinoj t’i kenë thënë shefit të tyre: Mirë na hiq, por na lër që këtyre budallenjve t’ua hedhim hirin turinjve, e të bëjmë sikur ikëm vetë!
Ne nuk jemi Turi!
Cfarë sadomazokizmi, jo vetëm që jeni të pushuar, por edhe të vetdklaroni paraprakisht vetëpushimin!
Cfarë qejfi me veten!
Po aman, o, ikni kur t’ju heqin, pse na hapni barkun se na preu ne se a ikët apo jo ju, ikni modestisht pa deklarime, jo kështu jo ashtu, a thua se do të thotë njeri : uaaaaa si e hoqën!!!
Ikni o në heshtje, prisni deklarimin, është më e hijëshme, më e bukur, më dinjitoze. Miqësisht e them!
Cfare keni? Një qytetar vjen, punon, ikën! Pse eksitoheni? Shkoni në punët tuaja! Ju kemi rixha!
Kaq mo, nuk jeni as Beqiri, as Kadriu, as Mari Kyria!
Si nuk u mërzitët xhanëm!

8 Comments

  1. Puna eshte se atyre kaq u kane thene te thone, jo se, po deklarojne doreheqjen (qe de facto eshte e panjohur per shume njerez qe marrin nje funksion te pamerituar)!
    Puna eshte se çfare do behet me Ne, pa keto VIZIONARE pa kufi…!!!
    Puna eshte se ATO nuk kane kryer per asnje moment te vetem detyren funksionale (arsyet jane te shumta/pafund dhe jane gjithmone pa arsye)…!!!
    🤦‍♂️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu