• |
ide | kryesore

Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës, arrestohen 12 persona

Lajme, Të fundit
Interpol



Një grup kriminal prej 12 anëtarësh është goditur nga një operacion anti-drogë i zhvilluar sot mes Shqipërisë dhe Italisë.

Nga operacioni i koduar “Rockerduck” u arrestuan 11 prej persona në Itali dhe një në Fier.

Gjykata ka dhënë masat për të arrestuarit, ku 7 janë lënë në arrest me burg dhe 5 në arrest shtëpie. Operacioni në Shqipëri është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm, i drejtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale, me pjesëmarrjen e Interpol Tirana dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier e Vlorë, në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Italiane të atashuar në vendin tonë (INTERFORCA).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *