• |
ide | kryesore

Historia e çuditshme/Vajza nuk lejohet të hyjë në muzeun e Orsay, për shkak të gjoksit të saj

-Instant, Arkiva, F1, Stil



Një nga muzetë më të mëdhenj të Parisit, galeritë e të cilit shfaqin disa nga nudot më të famshme në botë, është akuzuar për diskriminim dhe seksizëm pasi i refuzoi hyrjen një studenteje të letërsisë që mbante veshur një fustan me dekolte të hapur.

Një zyrtar i muzeut i tha studentes së quajtur Jeanne se “rregullat janë rregulla” dhe e urdhëroi atë të mbulonte dekoltenë nëse dëshironte të lejohej në Musée d’Orsay.

 “Duke arritur në hyrjen e muzeut, unë nuk pata kohë as të nxirrja biletën kur pamja e gjoksit tim dhe dekolteja e hapur tronditi agjentin që merrej me kontrollimin e rezervimeve”,  shkroi Jeanne në një letër të hapur në Twitter, shoqëruar nga një foto e saj ku mbante veshur fustanin. “Ai pastaj tha ‘ah, jo, kjo nuk do të jetë e mundur, nuk është e mundur, nuk mund të kalojë ashtu’.”

“Në këtë pikë nuk e kisha idenë se dekolteja ime ishte bërë shkaku i gjithë kësaj drame,” shtoi ajo.

Vajza përshkruan ndjenjën e turpërimit ndërsa thotë se stafi i shikonte gjoksin. “Unë pyeta se çfarë po ndodhte, por askush nuk u përgjigj. Ata shikonin gjoksin tim … Unë nuk e kuptova vërtet se çfarë po ndodhte”.

Jeanne tregon se asaj i thanë: “Qetësohu, zonjë. Rregullat janë rregulla”, por askush nuk i tha në mënyrë të qartë se çfarë rregulli kishte shkelur.

“Në asnjë moment askush nuk tha se gjoksi im ishte një problem,” shtoi ajo, duke shkruar se shoqja me të cilën kishte shkuar atje, ishte veshur me bluzë të shkurtër që i tregonte barkun dhe vizitorët e tjerë të muzeut ishin të veshur duke u përshtatur me motin e nxehtë.

Pa treguar qartë se cili ishte problemi, ata tundën me kokën dhe duke parë nga dekloteja e saj thanë thanë “ajo”. Përfundimisht, pasi veshi xhaketën, Jeanne u lejua të hynte.

“Unë kisha përshtypjen që të gjithë po shikonin gjoksin tim. Unë nuk isha asgjë më shumë sesa gjoks”.

Vajza përfundoi letrën e hapur: “Unë nuk jam vetëm një trup. Standardet tuaja të dyfishta nuk duhet të jenë pengesë për qasjen time në kulturë dhe njohuri”.

Ndërsa postimi u bë viral, muzeu shkroi në Twitter se ishte vënë në dijeni të incidentit, për të cilin “pendohej thellësisht”. Një zyrtar i muzeut kërkoi ndjesë Jeanne-s me anë të një telefonate.

Burimi: The Guardian



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *