• |
ide | kryesore

Juventus e Inter, derbi i Italisë për Marcelon: paga është shumë e lartë

-Instant, Sport



Mbrojtësi i Real Madrid, Marcelo, edhe pse në moshën 33 vjecare në 12 majin e kaluar, ka një vlerësim financiar shumë të lartë. Merengues pavarësisht se e kanë nxjerrë nga titullarët brazilianin, nuk duan ta lëshojnë lehtësisht. Mbrojtësi është tentuar në ditët e fundit nga dy klubet më të forta, ekonomikisht e sportivisht, në Itali: Juventus e Inter, që janë ndalur për momentin nga paga.

Ashtu si bën të ditur AS, dy shoqëritë kanë kontaktuar stafin e lojtarit brazilian të Real Madrid për zbuluar disponibilitetin e tij e për të nisur një tratativë të mundshme. Sipas Transfermarkt, kartoni i Marcelos duhet të vërtitet rreth 16 milionë euro, por problemi me të cilin janë ndeshur Juve (ku do të bashkohet me mikun e tij Cristiano Ronaldo) e Inter (që e ka kërkuar edhe në raste të tjera) është paga prej rreth tetë milionë në vit, një shifër që asnjë nga dy klubet italiane nuk mund tia lejojë vetes në këtë moment.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *