• |
ide | kryesore

Kanë marrë patentën pa dhënë provimin: skandali përfshin edhe Koulibaly, Ghoulam e Callejon

-Instant, Sport



Figurojnë edhe emrat e tre futbollistëve të Napolit, Koulibaly, Ghoulam e Callejon, në listën e gjatë të personave (rreth 600 vetë) që kanë marrë patentën për të drejtuar makinën pa dhënë provim. Lajmin e kanë bërë të ditur sot organet e shtypit. Prokuroria e Napolit (zëvendës prokurorja Cristina Curatoli, prokurori i shtuar Vincenzo Piscitelli) kanë lëshuar 31 paralajmërime për mbylljen e hetimeve të karabinierëve të Casertas (kryer nga 2014 në 2017) kunddrejt ish-funksionarëve apo drejtorëve të motorizimit civil, drjtorë autoshkollash e instruktorë.

Patentat gjithashtu mund të zhvleftësohen; sipas një tarife që përfshin edhe “blerjen” e licencave të makinës, shifrat variojnë nga një mijë deri në një mijë e pesëqind euro, pa kryer testet. Sipas hetuesve, Koulibaly dhe Ghoulam shkuan në vendin e ngjarjes për të kryer testin, por ata më pas janë largouar pa iu nënshtruar provimit. Nga ana tjetër, Callejon i ka shkuar patenta direkt në shtëpinë e tij. Për momentin duket i përjashtuar fakti që ekzaminuesit dhe menaxherët të jenë paguar për lehtësitë e krijuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *