• |
ide | kryesore

Kina po planifikon të ndërtojë qytetin e parë anticovid

-Instant, F1, Planet



Një qytet i ri anti-COVID po planifikohet të ndërtohet në Kinë. Qyteti do të krijohet me qëllim që njerëzit ta kenë jetën më të thjeshtë në raste pandemie, kur izolimi do të jetë i nevoojshëm.

Arkitektët spanjollë Guallart fituan një konkurs për ta ndërtuar këtë qytet në Xiong’an. Shpresa është se do të jetë një model për “një standard të ri në epokën pas-COVID” që mund të përdoret në shumë qytete të botës.

Projektuar si një “qytet i vetë-mjaftueshëm”, ai do të përfshijë apartamente me ballkone të mëdha, kopshte perimesh, serra, panele diellore, hapësira pune komunale, një pishinë, treg ushqimi, kopsht fëmijësh dhe tarraca të përshtatshme për dronët që do të shërbejnë për dërgesa.

Shumë nga rrugët do të jenë të rezervuara për këmbësorët dhe çiklistët, dhe do të ketë shumë gjelbërim.

“Ideja është të sigurojmë një jetë të plotë në kohë izolimi”, shkruhet në një njoftim për shtyp.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të projektojmë qytete dhe ndërtesa sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Propozimi ynë buron nga nevoja për të siguruar zgjidhje për krizat e ndryshme që po ndodhin në planetin tonë në të njëjtën kohë, në mënyrë që të krijojmë një jetë të re urbane bazuar në bioekonominë rrethore që do të fuqizojë qytetet dhe komunitetet” -tha Guallart.

Ndërtesat do të kenë një “sistem të brendshëm metabolik” që do të integrojë prodhimin e energjisë, ujin e ricikluar, prodhimin e ushqimit dhe ripërdorimin e materialit për të promovuar qëndrueshmërinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *