• |
ide | kryesore

Korçë/ Transportonin klandestinë, arrestohet një person dhe kërkohen dy të tjerë

Lajme, Të fundit



Prangoset një person dhe shpallen në kërkim dy të tjerë pasi policia e Korçës ka goditur tre raste trafikimi klandestinësh. Bëhet fjalë për emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale A.G nga Kosova 46-vjeç është arrestuar, ndërsa dy personat e shpallur në kërkim gjatë ndjekjes nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Ka filluar procedimi penal dhe po punohet intensivisht për kapjen e shtetasve A. K., 25 vjeç dhe A. Th., 49 vjeç, të dy banues në Durrës. Shërbimet e Policisë Rrugore, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, janë vënë në ndjekje të dy automjeteve, respektivisht fuoristradë tip “Benz” dhe mjetit furgon tip “Ford Transit”, me drejtues shtetasit e lartpërmendur, të cilët nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar dhe kanë braktisur mjetet e tyre në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Sa klandestine jane bere shqiperi a ka ndonje media te na informoje se instotucionet heshtin dhe fshihen. Çdo behet me ta dhe pse zgjedhin shqiperine kur BE i ka mbyllur dyert per ata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *