• |
ide | kryesore

Kreu i PD: Qeveria të marrë masa, mësuesve duhet t’i bëhen tamponë për COVID-19

Lajme, Të fundit



Ndërsa më datë 14 shtator pritet të nisë dita e parë e shkollës, lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka kërkuar që t’i bëhen tamponët të gjithë mësuesve në mënyrë që të shihet nëse janë mbartës të virusit COVID-19.

“Ky vit nis në kushte të vështira për mësuesit, nxënësit dhe familjet e tyre. Javët e fundit numri i të prekurve me covid19 vazhdon të jetë të lartë ndërkohë që mbetet detyrë parësore e qeverisë të marrë masa konkrete për të shmangur përhapjen e virusit mes nxënësve dhe mësuesve”, shprehet Basha.

Basha ka theksuar se Kosova pritet të zbatojë planin, ndërsa qeveria shqiptare duhet të nisë urgjentisht marrjen e kësaj mase.

“Veç dezifektimit të ambjenteve shkollore, mësimit me turne për të shmangur klasat me shumë nxënës, duhet kryer urgjentisht dhe testim masiv për të gjithë stafin mesimor. Çdo mësues ditën e parë të shkollës duhet të ketë rezultatin e testit të covid 19. Me testime të shpeshta të stafit mësimor në vazhdim, do të mund të shmanget dhe një zinxhir i mundshëm infeksioni që do ta rëndonte edhe më tej situatën”, u shpreh Basha.



3 Comments

  1. Si urdhero zoti Basha. Ja tani do tja u bejme tamponin mesuesve, sa te mbarojme dreken dhe do fillojme.

    Egziston dhe ky . Merr fryme dhe ky.
    Ah mor bir, ti i rendon tokes kot.

  2. Ore paski qene pisa ne plote kyptimin e fjales si ore nuk i vlersoni masat anti virus se po te qe per pultike ju legana i beni veshet dy pellembe .vereni nje tap prapanices dhe mos u beni kot trima apo pse esht i pd ai dhe ajde ta legenosim Vroni punen derra se po vjen baba kovidi se deri dje thoshim flini se po vjen gogoli

  3. C’pune ke ti te marri masa qeveria ore? leri ti trashi aq shume zullumet se eshte me mire per Opoziten kur karroca vendit ka marr revan.

    Kam vene re se ti sugjeron c’duhet te beje qeveria e hajduteve dhe ato e bejne pronto. Mos je gje sekretari tyre punsuar nga Sorrozi ku jep keshilla?

    Me mire mos jep fare rekomandime, Leri te F**** UP! ne cdo gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *