• |
ide | kryesore

Libri që shqetësoi qeverinë franceze, “Unë i urrej burrat”

-Instant, Paparazzi, Slider



Kur Pauline Harmange, një franceze që aspiron të bëhet shkrimtare, botoi një libër mbi urrejtjen ndaj burrave, priste që të shiste të paktën 200 kopje midis miqve dhe lexuesve të blogut të saj.

Në vend të kësaj, pasi u kërcënua nga një zyrtar i qeverisë se do të përballej me veprime ligjore, libri i saj “Moi les hommes, je les déteste” (Unë i urrej burrat) pati një bum shitjesh. Në fillim u shitën 450 kopje, ndërsa më pas 2500 të tjera. Monstrograph, mini-shtëpia botuese, u shpreh se ka mbingarkesë dhe asnjë kopje tjetër nuk do të botohet nëse një botues më i madh nuk vjen në ndihmë.

PAULINE HARMANGE

Pauline Harmange është 25 vjeç dhe po përballet me një “stuhi” letrare dhe politike. Ajo jeton në Lille, Francë, së bashku me bashkëshortin, Mathieu dhe macen e tyre, Eleven.

“Unë nuk e prisja këtë. Ka qenë një surprizë e madhe. Është hera e parë që kam botuar një libër. Kam shkruar edhe një roman, por nuk u botua kurrë.” – tha ajo për Guardian.

‘Unë i urrej burrat’: Libri që shqetësoi

Eseja e saj hapet me një citat të Sylvia Plath, “Problemi ishte, se unë e urreja idenë që duhet t’u shërbeja burrave”, dhe pretendon të zbulojë nëse gratë kanë arsye për të urryer burrat.

“Unë jam martuar me një burrë, i cili është i shkëlqyeshëm dhe vërtet mbështet shkrimet e mia. Por në përgjithësi unë nuk besoj te burrat që nuk i njoh. Thjesht nuk kam besim tek ata. Kjo vjen më pak nga përvoja personale dhe më shumë nga të qenit aktiviste në një organizatë feministe që ndihmon viktimat e përdhunimit dhe sulmit seksual. Unë mund të deklaroj një fakt, që shumica e agresorëve janë burra,” tha Pauline.

Ajo shtoi:

“Nëse jemi heteroseksualë, ne inkurajohemi të pëlqejmë burrat, por duhet të kemi absolutisht të drejtën që të mos na pëlqejmë. E kuptoj që kjo tingëllon si një ndjenjë e dhunshme, por ndjej me forcë se duhet të lejohemi të mos i duam ata si një e tërë dhe të bëjmë përjashtime për burra të caktuar.”

“Unë i urrej burrat” u botua më 19 gusht kur pjesa më e madhe e Francës po shijonte pushimet e verës dhe me siguri shumë pak njerëz do ta blinin, në rast se Ralph Zurmély, këshilltar mbi barazinë gjinore në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, të mos kishte shkruar se do të ndërmerrte veprime ligjore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *