• |
ide | kryesore

Messi ambasador i OrCam, në ndihmë të personave të verbër e me probleme shikimi

-Instant, Sport



Lionel Messi zbret në fushë për personat e verbër dhe ata me shikim të dëmtuar duke u bërë ambasador i OrCam Technologies, lider në sektorin e inovacionit personal me inteligjencë artificiale. Kampioni argjentinas do të takojë dhjetëra persona që vijnë nga e gjithë bota që vuajnë me paftësi shikimi të cilëve do ti dorëzojë Orcam MyEye, një zgjidhje teknologjike asistuese që do të rrisë pavarësinë e tyre në jetën e përditshme.

I pari nga këto takime, që ndodhi pak para se pandemia të trondiste botën, për Pleshtin ishte një moment vecanërisht prekës: “Emocioni ishte i pabesueshëm. Të takoje këtë grup të jashtëzakonshëm personash që vijnë nga e gjithë bota ishte për mua një moment vërtetë magjik e motivues. Duke asistuar në përdorimin e parë të OrCam MyEye nga ana e anëtarëve të ‘Dream Team’, mu bë e qartë që në fillim se ky dispozitiv do të ndryshonte jetën e cdokujt prej tyre.”

Wireless, i disponueshëm në 25 gjuhë e 50 vende e me dimensionin e një gishti: MyEye lexon në mënyrë diskrete një tekst të stampuar ose dixhital, nga cilado sipërfaqe, me zë të lartë e në kohë reale për atë që e mban aparatin. I aplikueshëm në mënyrë magnetike në skeletin e syzeve të kujt mban e me peshë prej vetëm 22,5 grammi, është e vetmja teknologji me vizion artificial që aktivizohet me gjestin e thjeshtë të treguesit me gisht ose thjesht duke ndjekur vështrimin e atij që e mban, duke i lejuar ti ketë duart e lira, pa nevojën e një smartphone ose një rrjeti Wi-Fi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *