• |
ide | kryesore

Në pikëpyetje nisja e shkollës, mësuesi i 9-vjeçares në Libohovë rezulton pozitiv me koronavirus

Lajme, Të fundit



Fillimi i vitit shkollor në Libohovë është vënë në dyshim, pasi një nga mësuesit e shkollës 9-vjeçare ka rezultuar i prekur nga koronavirusi. 27 tamponë të kontakteve të mësuesit janë marrë, ndërsa arsimtarët e tjerë janë karantinuar në shtëpi.

14 shtatori është vendosur si datë zyrtare për të filluar mësimin në institucionet parauniversitare në Shqipëri. Nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk ka dalë asnjë komunikim zyrtar për një masë të tillë parandaluese ndaj virusit Covid-19. Opozita, nga ana tjetër, ka kërkuar testimin e të gjithë arsmtarëve përpara se të nisë procesi mësimor për të zbuluar nesë ndokush është mbartës i virusit COVID-19.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *