• |
ide | kryesore

“Nëse doni Brozovic, bëni gati 40 milionë”: Monaco troket në derën e Inter

-Instant, Sport



Në një periudhë ardhjesh e largimesh, duket se edhe e ardhmja e Marcelo Brozovic është pak larg Milanos. Zërat për një lamtumirë të kroatit nga Inter shumëfishohen e, duke parë edhe ndonjë problem të vogël të shfaqur jashtë fushave, po kandidohen disa skuadra të interesuara për mesfushorin kroat. E fundit që ka trokitur në dyert e zikaltërve është Monaco. Në Principatë kërkon ta marrë ish-tekniku i tij Nico Kovac, sot trajner i bardhekuqve.

Për Monaco është tentativa e dytë, duke qenë se një muaj më parë kishte vënë në tavolinë 22 milionë euro. Tani klubi i Ligue 1 është futur në lojë me një ofertë më të lartë për të provuar të bindë Inter, që shpreson të arkëtojë rreth 40 milionë. Para që do të riinvestohen menjëherë në një tjetër objektiv të madh të teknikut Conte: N’Golo Kanté.

Për francezin Chelsea kërkon 50 milionë euro, por nuk përjashtohet edhe ndonjë shkëmbim me një shtesë në favor të londinezëve me përfshirjen e Christian Eriksen, si bëjnë të ditur mediat britanike.

Është fakt që në këtë merkato nuk mund të bëhen cmenduri e cdo operacion duhet vlerësuar me kujdes. Sigurisht, koha kalon e edhe për këtë Marotta e Ausulio shpresojnë të arrijnë të gjejnë shpejt një zgjidhje për Brozovic, në mënyrë që të provojë ti bëjë një tjetër dhuratë teknikut për të sfiduar Juventus në garën për titull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *