• |
ide | kryesore

Nga futbolli tek…kërcimi: Cavani vesh getat e baletit klasik

-Instant, Sport, Video



Edinson Cavani, në pritje të gjejë një skuadër pas zgjidhjes së kontratës me Psg, ka hequr fanellën e ka veshur getat e dansit klasik, për ta promovuar tek djemtë e Montevideos. Cavani ka frekuentuar për 6 orë një kurs kërcimi në kuadër të një fushate promocionale që synon të fshijë paragjykimet për pjesëmarrjen e djemve uruguajanë, për të cilët futbolli është aktiviteti më i dashur.

“Nuk jam dakord me këtë ide që djemtë duhet të luajnë vetëm me top – ka thënë Cavani pasi pranoi ftesën e shkollës Sodre di Montevideo për të realizuar një video promocionale – djemtë e vajzat duhet të jenë të lirë të gjejnë lumturinë e tyre në atë që i apasiònon, sepse është mënyra më e mirë për të qenë të mirëstërvitur e të rriten ditë pas dite”.

Në spot, Cavani vesh këpucët e baletit e balerinë profesionistë i mësojnë hapat bazë. “Ishte një eksperiencë e pabesueshme – tregoi ai – balerinët më shpjeguan sit ë bëja hapat e kur i pashë u mrekullova. Të kërcesh është dicka e mrekullueshme”, ka pranuar sulmuesi që Uruguay e ka quajtur ‘Matador’.

SPOTI I CAVANIT



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *