• |
ide | kryesore

Nisja e shkollës/ Drejtoresha e OBSH për Shqipërinë jep dy mesazhe për nxënësit dhe prindërit

Arkiva, Lajme, Të fundit

Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë, Dr. Bettina Menne, theksoi se është me rëndësi që masat dhe rregullat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit të respektohen, lidhur me nisjen e vitit të ri shkollor të hënën e ardhshme.


Krahas masave që ajo përmend, Dr. Menne thekson se fleksibiliteti i fëmijëve për të pranuar këtë situate mundet të kthehet në një model për të rriturit që të respektojnë me mirë kërkesat themelore te mbrojtjes.


Mesazhi i plotë:

Dita e pare e shkolles eshte nder ditet me te gezuara ne jeten e nje familjeje. Te arsimojmë fëmijët për një jetë më të mirë, është pjese e dashurisë qe ne u japim atyre!

OBSH ka qene pjese e zhvillimit te udhëzimeve për ndertimin e masave ne hapjen e shkollave. Ne kemi mbeshtetur Ministrine me materiale, protokolle dhe ekspertize. Po ashtu ne e falenderojme Ministren e cila mori pjese ne shkëmbimin mes Ministrave te Shendetesise te vendeve Europiane.

Nje liste masash jane kerkuar te merren ne shkolla, nga prinderit dhe nxenesit. Jam e sigurt se shume prej ketyre masave do te ulin rrezikun qe nxenesit, mesuesit apo stafet shkollore te infektohen ne shkolla.

Dy mesazhe te rendesishme:

Gjeja me e rendesishme eshte qe udhezimet dhe rregullat e Ministrive te Shëndetësisë dhe Arsimit te respektohen.

Duhet t’ informojme femijet mbi cdo mase qe kemi marre. Femijet gezojne nje mekanizem te mrekullueshem pershtatjeje, nese ata e dine cfare duhet te bejne dhe cilat jane rregullat.

Keto perfshin:

Si te hyjne e te dalin nga mjediset e shkolles

Si te qendrojne dhe si do zhvillohet mesimi ne klase

Cfare u lejohet ne lidhje me levizjen brenda shkolles

Cfare masash higjenike jane per t’u marre

Cfare do bejne mesuesit dhe stafi tjeter mbeshtetesh

Si edhe cfare do t’u duhet te beni juve si prinder:

Te plotesoni cdo dite Vete-Deklarimin elektronik per Kushtet Shendetesore te Femijes, ne menyre te pergjegjshme dhe duke vendosur numrin e telefonit te prindit;

Nese ju duhet te flisni me nje mesues, drejtori do te zbatoje nje komunikim elektronik apo do mundesoje evente te programuara, takimesh balle per balle

Ne rast se ju coni femijen/femijet ne shkolle, ju nuk mund te pranoheni brenda mjedisit shkollor pavarësisht cilësdo arsye

Jane perfunduar tashme Protokollet e menaxhimit praktik te rasteve potenciale te rrezikut (tek mësuesit, fëmijët apo stafet mbeshtetese).

Pavarësisht COVID-19 apo ketyre protokolleve qe rregullojne rregulla te reja ne shkolle, as familjet dhe as femijet nuk kane pse te ndjehen te tensionuar.

Fleksibiliteti I femijeve per te pranuar kete situate mundet madje te kthehet ne nje model per te rritur qe te respektojne me mire kerkesat themelore te mbrojtjes: ver nje maske, mbaj higjenen, ruaj nje distance fizike baze.

Une ju uroj te gjithe femijeve shqiptare shume sukses me vitin e ri shkollor dhe jam kaq e lumtur t’I shoh te kthehen atje ku ata perkasin: Femijet tane jane femije te Dijes! Dhe ne duhet t’u mesojme atyre Shkencen e Dashurise, cdo dite!

3 Comments

  1. Po’ si skeni turp
    Po’ c’ kishte Kane femijet ne shkollat tona
    40 veta me nje klase ,pasditja prete 40 te tjeret qe e bejne turno i dyte?
    Ku do ti gjene ambjentet per ti ndare?
    Po’ maskat nga 150 Leke te reja perdite mire ai qe Ka po’ ai qe ska tua bleje
    po’ di do tju furnizohet truri me oksigjen ketyre femijeve?Tualetet e shkollave per ibret.
    Mor Ju vrafte Zoti Juve ,e kompanite farmaceutiche e atyre krimineleve
    qe paguajne labortoret per te prodhuar virus e te tille.
    Marte hak Zoti Ju rafte virusi e Ju zhdukte.
    Me qe ra fjala sot pashe lajmet te Rai 3
    Maskat do ti marrin falas femijet te shkolla

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu