• |
ide | kryesore

OBSH: 180 vaksina kundër Covid-19 në zhvillim, 35 testohet te njerëzit

Lajme, Planet



Rreth 180 vaksina për të luftuar COVID-19 janë në zhvillim në të gjithë botën, 35 nga të cilat po testohen të njerëzit, ka thënë në një deklaratë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Asnjë sëmundje në histori nuk ka parë një zhvillim kaq të shpejtë në kërkime. Kjo është një dëshmi e përparimeve të pabesueshme në shkencë dhe teknologji, që bota ka bërë në vitet e fundit”, tha ai për gazetarët.

Ghebreyesus shtoi se prodhimi i vaksinës duhet të jetë i tillë, që sa më shumë persona të kenë qasje ndaj saj.

E pyetur në lidhje me pretendimet e ndryshme për mbërritjen e vaksinave, kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan tha se njerëzit duhet të kenë parasysh se provat klinike duan kohë dhe nuk mund të nxitohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *