• |
ide | kryesore

“Pak e kishte, ajo duhej varur te Skënderbeu”, dëshmitari tregon fjalët e Faik Bucit për të bijën

-Instant, Lajme, Të fundit



Ekzekutimi tronditës i Eglantina Bucit nga familjarët e saj bëhet akoma më i rëndë pas zbardhjes së dëshmisë së personit që ishte prezent në vrasje. Në dëshminë e publikuar nga Report Tv, dëshmitari i ka treguar prokurorit me detaje momentin e krimit. Ai thotë se kur vëllai i Eglantinës nxorri pistoletën, vajza thirri “ndihmë”, një britmë që u pasua nga një plumb në fytyrë. Më pas, tregon ai të dy kanë shkuar të takojnë babain e vajzës, Faik Bucin që ka pasur një reagim makabër kur mori vesh vrasjen e të bijës.

“Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”, i ka thënë Faiku- dëshmitarit.

“Ka qenë ora 13:00, data dhe muaji nuk i kujtohet, takimi ka ndodhur në vendin e quajtur “Ish- Lapidari”, në makinën tip “Golf 2”, në sediljen e parë ishte ulur Eglantina, shofer ishte Shkëlzeni, ndërsa dëshmitari është ulur në sediljen e pasme. Shkëlzeni i kishte premtuar se thjesht do të pinin një kafe të shpejtë dhe asgjë më shumë, por nuk ndodhi kështu. Shkëlzeni ka marrë rrugën në drejtim të “Qafës së Mollës” dhe ka vijuar gjatë gjithë kohës duke i bërë presion me pyetje të ndryshme. Këtu Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk shkonte, prandaj, i ka kërkuar dëshmitarit që ta shpëtonte. “Foli Shkëlzenit se mos më banë ndonjë gjë se nuk është në terezi fare”, mësohet t’i ketë thënë Eglantina dëshmitarit. Ky i fundit i ka dhënë fjalën se nuk do i ndodhte gjë, por nuk arriti ta mbante. “Tregoji çfarë ke për t’i treguar se nuk të bën gjë”, i tha thënë ai, por në këtë momente Shklëzeni i ka kërkuar që “të mos ndërhynte”. Shkëlzeni është larguar 50 m larg makinës, ndërsa dëshmitari ka qëndruar aty duke pirë cigare. Nga larg ai ka kuptuar që vëlla e motër po debatonin dhe më pas ka parë që nga pjesa e pasme ka nxjerrë pistoletën, që nuk e dinte se e kishte pasur me vete. Britma e Eglantinës “Ndihmë” i ka tërhequr vëmendjen, por aty Shkëlzeni ka qëlluar direkt me një plumb në fytyrë dhe një tjetër që nuk ka mundur dot ta shohë për shkak të lëvizjes.

Më pas të dy, dëshmitari dhe Shkëlzeni janë futur në makinë, kanë ecur 10 m dhe më pas janë ndalur sërish. Aty Shkëlzeni ka marrë nga makina një thes të zi, dhe është rikthyer më pas sërish në vendin e ngjarjes, por dëshmitari nuk e ka shoqëruar dhe nuk e ka parë se çfarë e ka ndodhur. Ky moment është zbardhur më vonë, ku u mësua se Shkëlzeni e ka groposur trupin e pajetë të motrës, për të humbur gjurmët.Pas ngjarjes, Shkëlzeni është ndalur në një kafe afër në Qafë Mollë ku ka blerë cigare, ndërsa dëshmitari duke qenë se nuk është ndjerë mirë, pas gjithë asaj skene ka shpëlarë fytyrën dhe më pas, kanë larë makinën në një lavazh dhe janë nisur për të takuar babanë, Faikun te Pazari i Ri ku kishin dhe një dyqan. Sikur të mos mjaftonte e gjithë skena që kishte parë, ai është përballur edhe me kërcënimet nga babë e bir.

“Këtë që pe sot fshije nga kujtesa, kur iku një mos të bëhen dy, se ke familje”, i ka thënë Shkëlzeni. Aty ka ndërhyrë babai duke i thënë “Se bën vaki dhe të merr koka erë se ke çunin për të rritur”. Takimi mes tyre ka zgjatur 30 minuta, ku fjalia që ka thënë dëshmitari ka qenë “Rrini të qetë se nga unë nuk del asnjë lloj fjale”. Nga krimi makabër, babë e bir nuk ishin aspak të penduar. madje referuar rrëfimit të dëshmitarit, Faiku i kishte thënë se “ishte pak ajo që i kishin bërë”. “Ajo siç e kishte kokën ashtu e pësoi, se jo këtë që e kishte hak, por edhe ta varje te “Skënderbeu” në mes të sheshit e kishte pak”, i ka thënë Faiku- dëshmitarit.

Eshtrat e Eglantinës u gjetën nga një gjuetar në datën 13 shtator 2012, por sipas ekspertëve vrasja kishte ndodhur 1-2 vite më parë. Policia është kthyer në vendin e krimit më 21 shtator 2012 ku janë gjetur një pjesë e eshtrave të Eglantinës. Një pjesë të trupit të Eglantinës ishte e djegur, për të cilat ekspertiza thotë se mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes. Hetimet vijuan për mëse një vit, për t’u mbyllur më pas në 25 janar 2013. Por dëshmia e dëshmitarit kyç “se Shkëlzeni që ishte në burg për një tjetër çështje kishte vrarë motrën”, bëri që të rihapeshin hetimet në 2018, për të çuar më pas në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas krahasimit të bërë me pështymën e nënës Nafije, ka rezultuar se këto eshtra i përkasin Eglantinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *