• |
ide | kryesore

Pas 3 divorceve, Drew Barrymore: Nuk do martohem më kurrë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja 45 vjeçare së fundmi ka folur për revistën People në lidhje me shfaqjen e saj të re ditore dhe zbuloi se një nga temat që planifikon të trajtojë në program është dashuria.

“Unë jam një romantike e pashpresë dhe të gjithë në këtë planet kanë nevojë për dashuri në një farë forme”, ka thënë ajo. “Dhe në vazhdimisht po luftojmë për lidhjet. Dashuria dhe ato marrëdhënie mund të duken ndryshe për njerëzit. Por ajo është aty në thelbin e saj. Kështu që, nuk mund të mos eksploroj dhe shqyrtoj këtë”.

Ylli i “50 First Dates” ka qenë e martuar tri herë – fillimisht me Jeremy Thomas prej 1994-1995, më pas me Tom Green prej 2001-2002 dhe më në fund me Will Kopelman prej 2012-2016. Ajo ka dy vajza me Kopelman: Olive, shtatë vjeçe dhe Frankie, gjashtë vjeçe. Barrymore gjithashtu zbuloi se ka kërkuar mjaft shumë për takime në internet, por nuk ka pasur shumë fat.

“E kam provuar. Shkova në disa takime. Shumë njerëz më kanë fantazuar plotësisht”, tha ajo. “Dhe një herë po prisja të shkoja në një dhe në kohën kur supozohej të takoheshim ai më shkroi, ‘nuk mundem. Më mirë të rri me miqtë e mi’”. Derisa po fliste për takime, aktorja shton se nuk planifikon të martohet.

“Asnjëherë, asnjëherë, kurrë, kurrë. Unë nuk do të martohem kurrë”, insistoi më tej Drew. “Dhe unë gjithashtu besoj se njerëzit nuk duhet të thonë fjalën ‘kurrë’, por për këtë vlen ‘kurrë’”.
“The Drew Barrymore Show” do të shfaqet para publikut që nga e hëna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *