• |
ide | kryesore

PD hedh dyshime se administrata po shantazhohet me formularë, nxjerr foto

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



PD hedh dyshime se në administrata po shpërndahen formulare për të siguruar vota nga administrata me presion të paligjshëm, ose në të kundërt do të shkarkohen nga puna punonjësit përkatës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i ka dhënë 2 porosi degëve të PD për të monitoruar drejtorët dhe nëpunësit e PS që përfshihen në shantazhe për vota.

Bardhi siguron që shkeljet nuk do të tolerohen, dhe e dyta, asnjë largim nga puna apo vendim i paligjshëm në administrata nuk do të lejohet nga PD.

Bardhi u kërkon degëve të PD të identifikojnë drejtorët dhe nëpunësit që bëjnë presione dhe shantazhe për vota.



3 Comments

  1. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it tek të servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë, dhe nuk lanë institucion pa lyer me molotov, është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

    Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.Filluan punen agjentet e sigurimt shik te pd per te sajuar ngjarje

    1. Po teti Aneta vdiq e re e shkreta?
      As Gregun vesh s’e mori se kush koqe e nxorri….
      As rekordin e Nexhmijes s’kapi,
      se per te tjera na plasi trapi

  2. O njeri ftillohu me beso mua nje mesuese nga gjirokastra eshte super e vertete. Drejtoresha e zyres arsimore i ka mbledhe diten e marte drejtoret e shkollave ne preteksin e masave per fillimin e vitit te ri shkollor dhe u ka shperndare keto formulare . Duhet te deklarojme 30 vete me numer tel dhe firme ne fund. Ja si rama i shkeput mesuesit nga kthetrat e politikes. Kjo eshte idjotesi se une e ka dhene emrin por nuk kam per tia dhene kurre voten. Ju betohem qe eshte e vertete. Betohem mbi Zot se ai eshte mbi te githe ne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *