• |
ide | kryesore

Raiola kërkon 10 milionë në vit: Milan rrezikon të humbasë me zero Donnarumma

-Instant, Sport



Blinduan Ibrahimovic e morën Tonalin, që do të mbajë fanellën me numër 8, por merkato e Milan po përjeton një ndalesë të fortë. Në ditën në të cilën Tatarusanu kreu vizitat mjekësore me kuqezinjtë, duket gjithnjë e më në ngjitje tratativa që duhet të sjellë rikthimin e Bakayoko, pasi ka shumë distancë mes në shifra me Chelsea, e mbi të gjitha rinovimi i Gigio Donnarumma, kontrata e të cilit përfundon në qershor 2021. Maldini kohë më parë ka sqaruar se për klubin është një pritoritet, por menaxheri i portierit, Mino Raiola, e ka rritur cmimin duke kërkuar 10 milionë në vit.

Drejtuesit kuqezinj janë të gatshëm ti propozojnë Donnarumas një rritje rroge, në krahasim me 6 milionë euro në sezon që merr aktualisht (edhe me përfshirjen e bonuseve të lidhur me objektivëve individual e si skuadër), por sigurisht nuk duan të shtyhen deri në 10 milionë. Një kërkesë që ka ngrirë tratativën për rinovimin e që e ka frikësuar Milan, që rrezikon ta humbasë portierin me parametër zero: nga janari Donnarumma do të jetë I lirë të firmosë me cilindo klub për sezonin 2021/2022.

Një skenar apokaliptik për klubin, që edhe Gigio, shumë i lidhur me ngjyrat kuqezi, kërkon ta evitojë, por për momentin situate është e bllokuar ose vazhdon në mënyrë të rezervuar. Klubi i Elliott, që është gati të arrijë në 7 milionë, synon një rinovim tre vjecar i bindur, falë merkatos, se mund të kënaqë ambicjet sportive të Donnarumma e stafit të tij, por është edhe mundësia e një ‘mini-rinovimi’ deri në 2022, me opsionin për 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *