• |
ide | kryesore

Sërish në sulm fushata elektorale e SHBA-së, hakerët “piraterojnë” informacione nga zyrtarë dhe organizata

Lajme, Planet



Hakerë të lidhur me Rusinë, Iranin dhe Kinën, kanë ndërhyrë në të dhënat e njerëzve dhe organizatave të lidhura me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe me kundërshtarin e tij në zgjedhje, Joe Biden. Gjiganti i teknologjisë, Microsoft ka hedhur aludime se bëhet fjalë për të njëjtët hakerë rusë që kanë sulmuar sistemin edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.

“Ajo që kemi parë, është një përputhje me modelet e mëparshme të sulmeve që kishin në shënjestër jo vetëm kandidatët dhe stafin e fushatës, por edhe ata që i këshillojnë për çështjet kryesore”, tha Tom Burt, nënkryetari i Microsoft-it, në një intervistë.

Grupi i dyshuar i hakerëve është një njësi brenda agjencisë së inteligjencës ushtarake ruse. Ky grup, i njohur si “APT28” ose “Fancy Bear” dhe grupe të tjera ruse të hakimit janë fajësuar vitet e fundit nga qeveri të shumta perëndimore, grupime dhe organizata, për kryerjen e sulmeve të shumta kibernetike.

Në muajin gusht, zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë thënë se rusët favorizojnë presidentin Trump, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, ndërsa Kina preferon Bidenin, ish-zv.presidentin e SHBA-së, i cili vjen nga Partia Demokratike. Megjithatë, nënkryetari i Microsoft-it tha në deklaratën e  fundit se hakerët e mbështetur nga shteti kinez kanë pasur në shënjestër “individë të profilit të lartë të lidhur me zgjedhjet”, përfshirë edhe njerëz të lidhur me fushatën e Bidenit.

Agjencitë e inteligjencës dhe hetuesit e Kongresit amerikan kanë konstatuar se inteligjenca ushtarake ruse ka ndërhyrë në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016, për të mbështetur Trumpin, duke publikuar lajme të rreme në internet. Moska, nga ana tjetër, i ka hedhur poshtë këto pretendime.



1 Comment

  1. Ti besosh mandatdjegurve të SHQUP-it tek të servirin “parajsën” kur ata të marrin pushtetin, ti besosh edhe njëherë votën atyre që braktisën Parlamentin dhe bashkitë, dhe nuk lanë institucion pa lyer me molotov, është lajthitje. Por ky popull, po e sheh me sy dhe dëgjon me veshë, ç’ka po ndodh me partinë e atyre që mburren se “ne sollëm demokracinë”, me partinë e milionerëve dhe mëkatarëve të pandëshkuar, ç’ka po ndodh me partinë e dhjetoristëve të ’90, e cila është katandisur në pronë private të Doktorit, Lulzimit dhe oligarkisë së tyre.

    Baza e Partisë Demokratike sot, janë montazhierët e CD-ve, rojtarët e babaleve, dhe bërrylësit e listave të Lulzim Bashës. Fati dhe e ardhmja e asaj partie është paracaktuar tashmë. Do të qëndrojë gjatë në opozitë, dhe do të merret gjatë me CD të reja. Madje pas zgjedhjeve të 2021, të tilla gjëra, ata do ti bëjnë edhe njëri-tjetrit, mjafton të shtyjnë me humor vitet e mbetura në politikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *