• |
ide | kryesore

Shpërthen bombola, plagoset i moshuari dhe mbesa e tij

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Selitë në Cërrik rreth orës 21:00 të së enjtes.

Policia informoi se banesa e familjes Ziu është djegur plotësisht nga flakët ndërkohë janë lënduar dy persona.

Lëndime në trup ka marrë pronari i banesës, i moshuari 81- vjeçari I. Ziu, si dhe mbesa e tij, 18- vjeçarja K. Ziu.

Ata janë çuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Një grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e ngjarjes. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *