• |
ide | kryesore

Suarez, provimi të enjten në Perugia: ‘italishtja’ përcakton sulmuesin e ri të Juventus

-Instant, Sport



Situata mes Luis Suarez e Barcelonës mbetet e tensionuar dhe e ardhmja nuk është se do të jetë e veshur blaugrana. Por për të zbuluar se kush do të jetë destinacioni i Pistoleros ka ende kohë. Juventus ia ka bërë të ditur lojtarit se e ka në konsideratë të madhe, por në anën tjetër është Atletico Madrid që nuk heq dorë e sfidon bardhezinjtë për uruguajanin, duke vënë në tavolinë Alvaro Moratan.

Por, deri në momentin që të zhbllokohet tratativa është e nevojshme që Suarez të marrë pasaportën italiane e të bëhet komunitar. Për ta bërë këtë duhet të japë një provim gjuhe në Itali. Suarez, edhe disa vjet më parë, kishte nisur praktikat për të marrë shtetësinë, pastaj ndryshoi mendim.

Tani e prêt një trupë profesorësh e sipas La Gazzetta dello Sport, Luis mund të prezantohet mes të martës e të enjtes së ardhshme në Perugia. Në qendër të Italisë luhet nyja vendimtare e jetës së re të sulmuesit që Juventus shpreson ta bashkojë me Cristiano Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *