• |
ide | kryesore

Transformimi i Shaun Weiss pas problemeve me alkolin

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori Shaun Weiss u arrestua në janar pasi një banor vendas informoi policinë se gjeti “një burrë të panjohur brenda garazhit të tij”.

Shaun Weiss, i njohur për rolin e tij në adoleshencë, si Greg Goldberg në “Duck Mighty”, pas probleme të varësisë me alkoolin dhe drogën, është 230 ditë esëll. Ndryshimi i tij është i pabesueshëm. Aktori u arrestua në fillim të këtij viti, pasi dyshohej se ai hyri në garazhin e një burri, i droguar. “Weiss hyri edhe në automjet, duke shkatërruar një dritare të saj”, tha departamenti në një deklaratë.” Oficerët vunë re xhamat e copëtuar në tokë dhe vunë re që dritarja e pasagjerit për në automjet ishte thyer.
Aktori është arrestuar edhe në vitin 2018, pasi u deh në publik. Sigurisht, një dallim të madh në paraqitjen e tij tani, bëjnë edhe dhëmbët e rinj me kosto rreth $80.000, të cilët u punuan falas, nga një mjek në Los Angeles.“Weiss ka shumë punë me dhëmbët e tij. Shumica ishin infektuar keq dhe i kanë shkaktuar atij dhimbje serioze. Ne jemi ende duke punuar në mbledhjen e fondeve për qendrën e tij aktuale të trajtimit dhe ushqimin, por kjo mrekulli dentare do të ndryshojë jetën e tij në mënyrë drastike dhe ne jemi  shumë mirënjohës.”

Drew Gallagher, një mik i Weiss, e ka ndihmuar ish-yllin të ngrihet përsëri në këmbë. “Shaun Weiss nuk është pa asnjë faj, ai padyshim ka bërë shumë budallallqe, por nëse do të kalonit pak kohë me të, do të kuptonit se çfarë njeriu është”, u shpreh miku i tij. Gallagher shtoi se ai beson se Weiss ka nevojë për “vëmendje mjekësore” dhe “vëmendje psikiatrike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *