• |
ide | kryesore

Ulet numri i të infektuarve, 50 raste të reja dhe 5 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë

Lajme, Të fundit



Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë konfirmuar pozitivë 50 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka testuar 561 mostra të marra nga të cilat vetëm 10 % kanë rezultuar pozitive.

Në përditësimin e fundit nga Kosova është bërë me dije se janë shëruar 117 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 2.760. Rastet kryesore janë shënuar në qytetet e Prishtinës, Gjilanit, Kamenicës e Pejës, por të infektuarit janë shpërndarë në të gjithë territorin e Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14.496 persona, prej tyre 11.150 janë shëruar, ndërsa 586 kanë vdekur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *