• |
ide | kryesore

Vendet europiane do të strehojnë të miturit, pas zjarrit në Greqi

Lajme, Planet



Dhjetë vende të Europës kanë rënë dakord të marrin 400 fëmijë të pashoqëruar, të cilët kanë ikur nga një kamp migrantësh në Greqi, i cili është përfshirë nga flakët. Në një konferencë për media të premten, ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, tha se shumica e tyre do të shkojnë në Gjermani dhe Francë. Afro 13,000 njerëz kanë mbetur pa strehë pasi është djegur kampi Moria, të mërkurën, në ishullin Lesbos.

Familjet flenë në fusha dhe rrugë, ndërsa pranë rrënojave të Morias, banorët kanë bllokuar rrugët, duke i penguar organizatat bamirëse që duan të shpërndajnë ndihma. Po ashtu, ata janë kundër ndërtimit të çadrave të reja.

Pasi vizitoi Morian, nënpresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, tha se kampi i shkatërruar do të zëvendësohet me një objekt modern, në të njëjtën vendndodhje. Ministri gjerman, Seehofer, tha se Franca dhe Gjermania do të pranojnë nga 100-150 fëmijë. Hollanda ka rënë dakord për të strehuar 50 fëmijë, ndërsa Finlanda për 11 të tjerë. Vendet e tjera që do të strehojnë fëmijë, përfshijnë: Zvicrën, Belgjikën, Kroacinë, Slloveninë, Luksemburgun dhe Portugalinë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *