• |
ide | kryesore

Vizitë zyrtare në Greqi, kryeministri Rama takon Mitsotakis

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi në datën 15 e 16 shtator dhe do të takohet me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis. Rama do të shkojë në takimin në Athinë, në cilësinë e kreut të OSBE-së. Në takim veç kryeministrit Ramës e Mitsotakis do të jenë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të politikës greke, mes tyre dhe ministri i jashtëm Nikos Dendias.

Siç raportohet në mediat greke, kryeministi shqiptar do të marrë pjesë në një konferencë me temë “Europa: Përforcimi i kohezionit në kohë të trazuara” me në fokus të diskutimit, menaxhimin e krizës së koronavirusit.

Në këtë tryezë do të diskutohet edhe për krizën në Mesdheun lindor, emigracionin, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, investimet dhe tregun e energjisë.

Nuk dihet ende nëse çështja e detit dhe plani i zgjerimit të zonave ekonomike nga Greqia do të diskutohet. Rama ka mohuar vazhdimisht zërat se mes Shqipërisë dhe Greqisë ekziston një marrëveshje që lejon zgjerimin e shtetit fqinj me 12 milje në detin Jon.



7 Comments

  1. Tradhtari, Ky rrangalli socialist 40 vjecar do te hyje ne histori e listen e tradhtareve te shumte shekullor.

    Shko bej pazarin e radhes. Nderkohe mbush xhepa me para se do te duhen per ne ferr shume leke. Shqiperia ta gezoje pazarin e fundit ne kurriz te saje.

    A win to the Greks!

  2. ”’ Nuk dihet ende nëse çështja e detit dhe plani i zgjerimit të zonave ekonomike nga Greqia do të diskutohet. ”’

    Megjithese Lapsi e di shume mire se keto gjera nuk do diskutohen se Rama shkon atje ne kuadrin e OSBEs dhe jo si Kryeminister i Shqiperise , prap lapsaxhinjte mundohen te hedhin helm ne kokat e gomereve te ketij portali.

  3. Shkruaj cfar te duash o Shullak.
    Ne fund te dites ti ngelesh nje gazetaruc.
    Kurse ai kryeminister.
    Ai takon kokat e botes.
    Kurse ti Shullak e shumta mund te takosh koken e rrockes se sales.

  4. Me qëllim lajmi e anashkalonte fare emrin e Lulzim Bashës, si për të provuar se kryetarin e opozitës vazhdojnë të mos e marrin seriozisht në dhomat e errëta të opozitës shqiptare. Aty ku vendimet i merr dyshja Berisha-Meta, aleanca më e vjetër politike e tranzicionit shqiptar. Në njërën anë, Berisha që thotë se do të jetë në parlament edhe pas vitit 2021, pavarësisht komisionit qesharak Nishani, në anën tjetër Meta që sondon terrenin për të njoftuar bazën dhe gjithë të tjerët, se s’ka asnjë mëdyshje për prezencën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pavarësisht pozitës së kryetarit të shtetit.

    Asnjë përgënjeshtrim nuk erdhi për lajmin në fjalë nga Presidenca, e cila zakonisht reagon edhe kur bën golin e rradhës Celtiku. O gei grey ilacet e salihut mos i pi me nuk e kupton cfare te kane bere o loqja e majte e salihut

  5. Eshte me interes ky takim, ne radhe te pare sepse ish Kryeministri Berisha beri publike nje fakt, sipas atij, qe Ankaraja ka nderhyre qe te imponoj vendimin e Gjykates Kushtetute te Shqiperise me rastin e marveshjes per detin. Ne nje kohe kur mardhenjet Greko Turke kane arritur ne nje pike kritike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *