• |
ide | kryesore

Vullnetari shtrohet me urgjencë në spital pasi iu testua vaksina kundër COVID-19

Planet



Një vullnetar u dërgua me urgjencë në spital pasi u dyshua për ënjtje në shtyllën kurrizore pas testimeve me vaksinën kundër COVID-19. Për këtë arsye studimet mbi vaksinën e koronavirusit në Universitetin e Oksfordit janë ndaluar.

“Daily Mail” shkruan se gjiganti britanik i ilaçeve “AstraZeneca”, i cili zotëron të drejtat për vaksinën, njoftoi mbrëmë se të gjitha studimet ishin ndaluar për një kohë të pacaktuar, ndërkohë që po hetohet nëse efekti anësor i pacientit është i lidhur me vaksinën e Covid-19.

Askush tjetër nuk do të jetë në gjendje ta testojë vaksinën derisa të përfundojë hetimi.

“New York Times” citoi një burim që pretendonte se pacienti kishte një inflamacion të palcës kurrizore që mund të shkaktojë paralizë të përhershme tek disa individë.
Çrregullimi mund të shkaktohet nga një sërë shkaqesh duke nisur që nga përgjigjet inflamatore të trupit e deri tek infeksionet virale.

Kjo situatë është shumë shqetësuese, sepse kompania madje ishte mbështetur edhe nga “Organizata Botërore e Shëndetësisë” në krijimin e vaksinën kundër koronavirusit.

Vaksina po testohet tek mijëra njerëz në Britani dhe në SHBA, si dhe tek disa grupe të vogla në Brazil dhe në Amerikën e Jugut.

Një zëdhënëse e “AstraZeneca” tha: “Ne po punojmë për të përshpejtuar rishikimin e kësaj ngjarjeje të vetme për të minimizuar çdo ndikim të mundshëm në kronologjinë e testimit. Jemi të përkushtuar ndaj sigurisë së pjesëmarrësve dhe ndaj standardeve më të larta të sjelljes gjatë testimeve që bëjmë”.
Megjithatë, nuk u dha asnjë detaj në lidhje me pacientin që po vuan efektin anësor dhe as për natyrën e reagimit të tij.



1 Comment

  1. te vlersosh ralitetin dhe largohesh nga padrejtesija nuk do thot humbje por shpetim mundesi vijimi te normalitetit thotë:

    eshtja covi19,mori form politike,dhe ,deshtimi vaksines quhet deshtim politik,askush qe kur u krijua bota,nuk mundi te sfidoje,krijuesin krijimin ligjet e tije,nuk mund ta sfidojne ,dhe as qe nuk ka per ta sfiduar,vet krijuesi gjithesis me krijim dhe ullzim e ka qartesuar qe do ti shkatrrojne kurthat e keqberesve ,zoti mallerishem eshte ne priten e te padrejteve,zhvillimet jan mjaftueshem se ato qe ndertojne kurthe ndaj tjereve bien vet ne to,mjaftueshem jan per tu kuptuar zhvillimet,qe padrejtesija nuk triumfon ,dhe fundin e ka tmerr ndeshkuese,mjaftueshem jan per tu kuptuar,se gjith kemi nje natyralitet ,duam te drejtat dhe nuk pranojme padrejtesi te na behet sikurse mjaftushem te kuptohet eshte ullzimi te mallit zot qe veperdrejtit i shperblen dhe veperkqit i ndeshkon ,mjaftushun kuptohen ligjet e tija te futura ne krijimin e tije krijesat permes intinktit mases ,,,/tani mbetemi te gjith.duke vlersuar ralitetin ,ndar problemet dhe pranuar orientimin,per te gjith mbetet,hapur mesazhi jetes,natyraliteti njerzor domosdoshmerit,ne mendime fjale vepra,duke zgjillur dobin per te gjith duke qen me i mall se demi nese vertet duam veten se fetarisht shkencerisht dhe praktikisht veten e kzishtencen individuale e kemi te lillur ne unitet me ate kolektive,kete nuk mund ta orientojme sepse krijimi dhe ullzimi ka perfunduar neve sna mbetet tjeter vetem respektimi dhe veprimi sipas tije nese vertete duam te ,qartesohemi gjallerohemi kemi siguri ,shpres zgjillje, paqe ,shpetim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *