• |
ide | kryesore

Wanda Nara: Mauro refuzon të kryejë marrëdhënie nëse PSG nuk fiton

-Instant, Paparazzi, Slider



Icardi, 27 vjeç, kaloi sezonin e kaluar në huazim në kryeqytetin francez përpara se të bënte kalimin e tij të bujshëm nga Interi në PSG për një blerje e cila kushtoi rreth 54 milionë funte (58.1 milionë euro).

Ish-kapiteni i Interit bëri 34 paraqitje në të gjitha garat dhe shënoi 20 herë dhe regjistroi katër asistime ndërsa PSG përfundoi duke fituar tri trofe brenda Francës. Bosi i Interit, Antonio Conte, argumentoi që futbollistët duhet të përpiqen të harxhojnë sa më pak energji gjatë seksit.

Kur Wanda u pyet për pretendimet e ish-trajneri të Juventusit, bukuroshja argjentinase 33-vjeçare u hap në lidhje me zhgënjimet e burrit të saj kur PSG humbi një ndeshje. Modelja dhe prezantuesja televizive i tha revistës italiane ‘Repubblica delle Donne’: “Unë nuk di çfarë të them.

“Ai duhet ta provojë para një ndeshje, por Mauro është shumë profesionist dhe nuk bën asgjë para një ndeshje”, shtoi ajo. “Ai e bën vetëm pastaj dhe atë nëse ndeshja shkon mirë. Nëse nuk shkon mirë, ai as nuk dëshiron të më shikojë”, ka thënë Wanda Nara. Icardi nuk u paraqit në ndeshjen e parë të sezonit të PSG-së në ligë pasi thuhet se doli pozitiv për coronavirus së bashku me shokët e tjerë të skuadrës Marquinhos dhe Keylor Navas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *