• |
ide | kryesore

Zjarr i madh në Karbunarë të Lushnjës, flakët përpijnë 20 hektarë ullishte

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vetëm dy orë në mesditë me erë të fortë kanë mjaftuar që në Karburanë të Lushnjes një zjarr i rastësishëm të djegë mbi 20 hektarë ullishte, vreshta e shkurre të egra. Kurora e gjelbër me ullinj që fermerët përgatiteshin për të vjelë prodhimin janë djegur.

Era e ka çuar drejtimin e flakëve nga ka dashur ajo e pa shqetësuar pasi zjarrfikësit mungonin dhe vetëm banorët me mjete rrethanore nuk kanë mundur të shpëtojnë dot asgjë. Pasi ka djegur vreshta në grykën e Kodrës, zjarri ka përpirë me radhë plantacione të tjera me ullinj të rinj e të vjetër.

Dëmi llogaritet kolosal për fermerët që ketë sezon s’do të vjelin asgjë, por vetëm do të presin ullinjtë për dru nëse i lë zjarri pa djegur. Në zonë ka edhe banesa, po zjarri është larg tyre fatmirësisht, ndërsa lart në kodër banorët po ujisin tokat që të mos shkojë zjarri nëpër shtëpitë e qytetarëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *